E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / Bota

27 janari, dita Ndërkombëtare e Holokaustit

x
Madhësia e gërmave - +
Asambleja e Përgjithshme OKB-së e caktoi 27 janarin Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Kjo datë përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau nga forcat sovjetike në vitin 1945.

Të mbijetuar të Holokaustit, politikanë dhe udhëheqës fetarë e shënuan ditën e sotme me lutje solemne dhe me premtimet për të që të mos lejojnë më kurrë përsëritjen e tragjedive të ngjashme. Ceremoni u zhvilluan sot në ish-kampet e vdekjes në Auschwits-Birkenau, ku udhëheqësi i Gjermanisë naziste, Adolf Hitleri vrau të paktën 1,1 milionë njerëz, shumica e tyre hebrej, në jug të Polonisë.

Në Varshavë, njerëzit u lutën tek një monument që i kushtohet luftëtarëve të Kryengritjes së Getos së Varshavës, të vitit 1943. Papa Benedikti paralajmëroi se njerëzimi duhet të jetë kurdoherë vigjilent që të mos ketë më një përsëritje të vrasjeve mbi baza raciste.

Presidenti Barak Obama u zotua se do të parandalojë genocidin, ndërsa nderoi kujtimin e “6 milionë hebrejve dhe miliona viktimave të tjera të pafajshme, të cilëve ju mor jeta në mënyrë tragjike gjatë Holokaustit mbi 60 vjet më parë”. Presidenti tha se ky përvjetor është “momenti për të vepruar”.

Megjithatë, jo të gjitha komentet e udhëheqësve botërorë dhanë tonin e duhur për këtë ngjarje. Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni  shkaktoi zemërim, kur vlerësoi diktatorin e luftës Benito Musolini, se “bëri të mira”, përveçse persekutoi hebrejtë dhe lejoi deportimin e mijëra prje tyre në kampin e Auschwitzit. Berlusconi foli në një ceremoni ku u përkujtua Dita e Holokaustit në Milano.

Po sot, në një deklaratë për shtyp sot, Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për të luftuar rastet e mungesës së tolerancës, duke theksuar rëndësinë e edukimit të rinisë me konceptin e të drejtave të njeriut. OSBE-ja i bëri thirrje shteteve anëtare të krijojnë programe edukative për të ngulitur kujtimin e Holokaustit tek brezat e ardhshëm, për të parandaluar raste të reja të genocidit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
28.01.2013 10:47
I perjetshem do te mbetet kujtimi ndaj viktimave te Holokausit,i ketyre njerezve qe rane preh e barbarise anti njerezore nazisto-fashiste-komuniste.Bota e lire dhe demokratike vetem duke mos harruar dhe injoruar te shkuaren do te jete me e bukur, progresive dhe pa diktatura e diktatore te konvertuar sot ne boten post komuniste ne pushtetare te dhunshem, te korruptuar e kriminalizuar,qe ne vite vazhdojne t'i shtojne Holokausit viktima te tjera nga pas,vetem e vetem per pushtet e para te piset pa kufi.
DREJTESI E VONUAR,DREJTESI E DHUNUAR NJE BASHKEFAJESI DHE NJE KRIM QE VAZHDON.
VEPRO TANI,NJE THIRRJE SA NJEREZORE AQ DHE PATRIOTIKE NE MBROJTJE TE MORALIT,FAMILJES,E POPULLIT SI DHE NJE BOTE NE PROGRES NJEREZOR.


nga: Anonim
27.01.2013 22:38
Qofte i Perjetshem Kujtimi i atyre Shqipetarve qe nuk u kthyen te gjalle nga Kampet e Vdekjes te nazistave kriminele gjermane


nga: Anonim
27.01.2013 21:55
Kjo dite perkujtimore per holokaustin ku u vrane mbi 6 milion hebrenj nga Hitleri ku beri gjenocid te paster..Merite paten shqipetaret qe i strehuan hebrenjte dhe ishte ure kalimi per ne Perendim.por mbi shqipetaret e kosoves eshte bere gjenocid i paster nga serbet dhe nuk ka ndeshkim...


nga: shefket nga: danimark
27.01.2013 19:14
Shqiptaret duhen te kenë kujdes se cfarë flasin dhe t´i therrasin ndergjegjes dhe kujteses historike,mos te humbin kohe duke folur e u vardisur rreth hoollokaostit nazist ndaj jahudive,por le te perqendrohen tek hollokaosti serb (gjenocidi) i cili per 100 vjet rresht ne forma te ma te ndryshmet u mundua te na SHFAROSË.Dhe shteti i jahudive as qe ka shkrua apo ka shfaqur keqardhje per ne.ju lutemi mmos vardisi dhe mos behi shushunjamzvarranik te hebrenjeve.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Ethet e lotarisë përfshijnë Amerikën

Sot tërhiqen numrat e lotarisë me shumën 600 milionë dollarë
Më tepër

Dempsey: Raketat ruse po forcojnë Asadin

Shefi i Shtatmadhorisë kritikoi shitjen e raketave nga Rusia në Siri
Më tepër

Devon Allman, karriera dhe marrëdhënia me të atin, Gregg

Devon Allman është bir i muzikantit të famshëm të rrymës blues-rock Gregg Allman dhe një prej artistëve më të impenjuar të ditëve të sotme
Më tepër

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë

Komuniteti LGBT shënoi këtë ditë me një konferencë, e para e këtij lloji, ku u tha se ky komunitet ende është i detyruar të jetojë në hije
Më tepër

Drejtori në largim i IRS, janë bërë “gabime të pamenduara”

Steven Miller i tha një paneli të Kongresit se “politizimi apo madje edhe perceptimi për politizim partiak, nuk kanë vend” në agjencinë që ai ka drejtuar
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive