E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Bota

Arrestime gazetarësh në Iran

Irani ka denoncuar në mënyrë të përsëritur si armiqësore shërbimet e gjuhës persiane të mediave të ndryshme ndërkombëtare, përfshi Zërin e Amerikës dhe BBC.

iran journalists
iran journalists
Madhësia e gërmave - +
Irani ka arrestuar 12 gazetarë të akuzuar për bashkëpunim me media të huaja në gjuhën persiane, në atë që duket të jetë një goditje e koordinuar ndaj shtypit.
 
Media iraniane tha të hënën se gazetarët e arrestuar kishin punuar për gjashtë organizatave të ndryshme lajmesh, duke përfshirë edhe pesë gazeta të përditshme apo javore dhe agjencinë gjysmë-zyrtare të lajmeve ILNA.
 
Burimet thonë se gazetarët dyshohet se kanë lidhje me grupe "anti-revolucionare", një term që media iraniane shpesh e përdor për të sugjeruar bashkëpunim me grupet mediatike jashtë shtetit.
 
Por ministri i kulturës Iranit ka thënë se akuzat nuk janë të lidhura me aktivitetet e mediave. Disa prej gazetarëve të cilët ishin burgosur, një ditë para arrestimit kishin marë pjesë në një takim me ish presidentin Akbar Hashemi Rafsanjani, figurë udhëheqëse e opozitës,
 
Irani ka rregulla të rrepta për gazetarët që punojnë në vend, dhe godet ata që punojnë me mediat që konsiderohen si të rrezikshme nga Teherani.
 
Irani ka denoncuar në mënyrë të përsëritur si armiqësore shërbimet e gjuhës persiane të mediave të ndryshme ndërkombëtare, përfshi Zërin e Amerikës dhe BBC.
 
Broadcasting Board of Governors, ose BBG, agjenci e pavarur që mbikëqyr Zërin e Amerikës, ka lëshuar një deklaratë duke dënuar atë që e quajti "model i kërcënimeve ndaj mediave në Iran", duke përfshirë ngacmimet e anëtarëve të familjes, censurën e internetit dhe zhurmimin e sinjale të  radiove dhe televizioneve të huaja. 
 
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e rendit Iranin, së bashku me Turqinë dhe Kinën, si burgosësit më të këqinj të gazetarëve në botë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
29.01.2013 15:05
Irani i ven censure te plote gazetareve dhe areston gazetaret qe punojne per Zerin e Amerikes dhe BBC .kur po shkuaja kete koment mu kujtua nje specialist qe kishte shkuar ne nje konference ne Teheran dhe i kontrolluan imtesisht me pas iranianet thane na falni kontrollojne Amerikanet dhe Anglezet sepse jane armiqte tane..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive