E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Bota

Egjiptianët sfidojnë gjendjen e jashtëzakonshme

Protestues u mblodhën në Port Said, Ismailiya dhe Suez pasi shtetrrethimi hyri në fuqi në orën 8 të mbrëmjes

egypt protest
egypt protest
Madhësia e gërmave - +
Qindra protestues mbushën mbrëmë vonë rrugët në qytetet egjiptiane, duke sfiduar gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndalim qarkullimin gjatë natës për të ndaluar trazirat anti-qeveritare.

Protestues u mblodhën në Port Said, Ismailiya dhe Suez pasi shtetrrethimi hyri në fuqi në orën 8 të mbrëmjes

Presidenti Mohamed Morsi i shpalli këto rregulla emergjente të dielën.

Dje gjatë ditës, protestuesit në disa qytete reaguan me zemërim ndaj shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme që do të jetë në fuqi për të paktën një muaj.

Kabineti i Egjiptit ka miratuar një projekt-ligj që autorizon presidentin për të përdorur ushtrinë në ndihmë të policisë me fuqi për të arrestuar.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
29.01.2013 14:56
Gjendja e jashtezakonshme ne Egjypt te vene nga Presidenti Morsi eshte sinjal ogurzi per shtypur opoziten Egjyptiane ,opozita liberale me protestet qe po ben eshte drejt largimit te Presidentit Morsi..Egjyptin duhet ta Qeverisin opozita liberale e drejtuar nga Muhamed Baradei dhe demokratizimi i plote i shoqerise egjyptiane dhe i gjithe botes arabe kjo do te jete faza e dyte mbas Pranveres arabe..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Funksioni i strehimeve dhe dhomave të sigurta

Në raste tornadosh numri i të vdekurve mund të ulet ndjeshëm, kur njerëzit strehohen në bunkerë të nëndheshëm apo në dhoma me material të fortë
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive