E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Bota

I dërguari Brahimi paralajmëron: ''Siria po shpërbëhet"

I dërguari Lakhdar Brahimi I tha Këshillit të Sigurimit se konflikti 22 mujor dhe 60 mijë vdekjet e shkaktuara e kanë lënë qeverinë e presidentit Bashar al-Asad seriozisht të dëmtuar

këshilli i sigurimit
këshilli i sigurimit
Madhësia e gërmave - +
I dërguari i paqes Lakhdar Brahimi paralajmëron Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara  se Siria e shkatërruar nga lufta po shpërbëhet ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar qëndron pa bërë gjë.
 
Diplomatët brenda në konferencë me dyer të mbyllura pohuan se i dërguari Brahimi i tha gjithashtu Këshillit se konflikti 22 mujor dhe 60 mijë vdekjet e shkaktuara e kanë lënë qeverinë e presidentit Bashar al-Asad seriozisht të dëmtuar
 
Z. Brahimi i bëri këto komente të martën vetëm disa orë pasi trupat e të paktën 65 njerëzve u gjetën në një lumë në Aleppo. Shumë nga viktimat, 20 - 30 vjeçarë i kishin duart e  lidhura dhe autoritetet thonë se të gjithë ishin pushkatuar.
 
Grupi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani tha se nuk është e qartë se kush i ka kryer vrasjet. Forcat qeveritare siriane dhe rebelët vazhdimisht kanë akuzuar njëra tjetrën për krime në luftën civile të vendit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive