E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Bota

Klinton, e shqetësuar rreth qëndrimit të Phenianit

Znj. Klinton i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të punojnë ngushtë së bashku për ndryshimin e sjelljes së këtij vendi komunist.

Hillary Clinton
Hillary Clinton
Madhësia e gërmave - +
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se ka ende shpresë se Koreja e Veriut mund të heqë dorë nga marrja e një hapi provokues siç është kryerja e një prove tjetër bërthamore.

Duke folur në një forum global televiziv të martën, znj. Klinton i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të punojnë ngushtë së bashku për ndryshimin e sjelljes së këtij vendi komunist. Ajo tha se kur udhëheqësi i ri i Koresë së Veriut Kim Jong Un erdhi në pushtet një vit më parë, Shtetet e Bashkuara shpresuan se ai do të lejojë hapjen e vendin dhe do të të bëjë përpjekje për të përmirësuar jetën e shtetasve të tij.

Koreja e Veriut bëri kërcënime të reja kundër Koresë së Jugut dhe aleatëve e saj të martën, duke thënë se e sheh si një akt lufte, zgjerimin e sanksioneve kohët e fundit nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Phenianit.

Në një koment tipik të ashpër, Agjencia Qendrore Koreanoveriore e Lajmeve premtoi "goditje hakmarrëse të pamëshirshme" dhe "një luftë të madhe e të drejtë për bashkimin kombëtar" në përgjigje të sanksioneve.

Javën e kaluar, Koreja e Veriut kërcënoi se do të kryejë një tjetër provë bërthamore, pas vendimit njëzëri të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ndëshkuar Phenianin për nisjen e një  rakete në muajin dhjetor. Pheniani tha se raketa vendosi një satelit për qëllime paqësore në orbitë, por në përgjithësi besohet se lëshimi i raketës ishte fillimi i një prove me raketa balistike.

Ndërkohë, Korea e Jugut është gati për provën e saj të tretë për të dërguar një satelit në orbitë të mërkurën. Presion mbi misionin raketor të Seulit është rritur në mënyrë të konsiderueshme pas lëshimit të  suksesshëm të raketës nga ana e Koresë së Veriut në dhjetor.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
31.01.2013 14:15
Pak para 20 vitesh populli yne e provoi cdo te thote pergatitje etheshme ushtarake,kur fshatari merrte 5 leke ne dite pune,kur qytetari ngrihej ne ora 2 te mengjesit per te blere nje shish qumesht ne ora 7 kur hapej dyqani qumeshtit..kur mollet mund ti kafshonte vetem date 5 maj,diten e deshmoreve etj.! Eshte karakteristike e njejte e udheheqjes komuniste-diktatoriale,per te jetuar e ruajtur karriken.!Shihni ``perandoret`` koreano-verior:ne vitet 50,Kim Ir Sen per 20 vjet,ia la pushtetin djalin te tij Kim Jon Il,ky i fundit-djalit te tij Kim Jon Un e populli varferohet ne palce..!
Cfar i duhen raketat e mbyshjet berthamore,kur Sh.B.A ka teknike qe i asgjeson ato qe ne nisje,ne ajer.! Jane dy Kore,nje popull-nje gjak:krahasoni ekonomine mes tyre sa larg eshte jugu ndaj veriut..! Populli ne veri duhet te derdhe gjak per ta hequr qafe udheheqesin e saj,e te shpetoje nje here e mire nga ``murtaja diktatoriale`` qe e ka kapur per fyti.!ndryshe do vuaj gjithe jeten.!


nga: Anonim
31.01.2013 08:00
Cmenduria e lidereve te Korese te Veriut per te bere proven e trete berthamore dhe bejne karshillek karshi Japonise ,korese te jugut dhe USA komunizmi eshte fara me e keqe ne bote ku koministet koreanoverioret lene popullin pa ushqime ne varferi ekstreme dhe bejne prova berthamore keta lidere jane mostra te komunizmit...

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Një austriak mjeshtër i ecjes mbi litar sensacion në Vjenë

Waldner ka bërë më parë edhe ecje të tjera të ngjashme mes ndërtesash të larta, por ai tha se ky ishte ishte akti i tij më i guximshëm
Më tepër

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive