E enjte, 29 janar, 2015

Lajme / Bota

Afrika e Jugut, vendi me aksidente të larta

x
Mbas sezonit të pushimeve që solli një numër në rritje aksidentesh fatale rrugore, qeveria e Afrikës së Jugut, po u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë më shumë për parandalimin e aksidenteve.  Më shumë se gjysma e aksidenteve kanë lidhje me përdorimin e alkoolit. Afrika e Jugut renditet mes vendeve me sigurinë më të keqe rrugore, ku 40 persona vdesin çdo ditë si pasojë e aksidenteve rrugore.
                                       
Është një e premte e zakonshme në Soveto, një qytet në jug të Johanesburgut. Oficerët po bëjnë analizat e gjakut për të matur sasinë e alkoolit, dhe po përballojnë me vështirësi fluksin e njerëzve që vijnë në rajonin e policisë e që duken të dehur.
Në rrugën aty pranë, 15 njerëz u arrestuan në më pak se dy orë pasi po i jepnin makinës nën ndikimin e alkoolit.

Korporata Kombëtare e Trafikut Rrugor thotë se që nga 1 dhjetori deri në 1 janar janë regjistruar  1,279 vdekje nëpër rrugë. Shkaku kryesor mendohet të ketë qënë përdorimi i alkooloit.  Sipas saj 40% e vdekjeve kanë qënë raste këmbësorësh të cilët ecin nëpër rrugë të dehur.

Çdo vit, 14 mijë njerëz vdesin në rrugët e Afrikës së Jugut. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ky vend renditet mes atyre me sigurinë më të dobët rrugore.
Gary Ronald, i Shoqatës së Automobilëve në Afrikëne e Jugut, thotë se qeveria duhet të bëjë një punë më të mirë për të edukuar publikun.

“Duhet më shumë informacion, më shumë edukim, jo vetëm në shkolla. Ky edukim duhet të bëhet në hapësirat publike por ne nuk e kemi atë. Do të doja që të kishim programe për edukimin e sigurisë nëpër rrugë në të gjitha kanalet e medias, çdo ditë. Kjo nuk ka ndodhur. Të paktën 20 vitet e fundit.”

Alkooli nuk është kërcënimi i vetëm nëpër rrugë.
Në këtë rrugë kryesore që lidh një komunë me qendrën e qytetit, qindra njerëz shkojnë me biçikleta në punë, duke ecur mes makinave. Ndërsa shtohet numri i njerëzve në Afrikën e Jugut që arrijnë të përballojnë blerjen e një makine, është krijuar një bashkë-ekzistencë e vështirë mes biçikletave dhe makinave në rrugët e bllokuara.

“Jam i frikësuar sepse një ditë pata një aksident me një makinë private. Nuk po i jepja shpejt makinës time, por shoferi tjetër u kthye pa dhënë sinjal”.’

“Më parë isha i  frikësuar se nuk mbaja helmetë. Tani jam më i sigurt”.

Qeveria e Afrikës së Jugut nuk po e injoron këtë problem. Në vitin 2011, ajo nisi një fushatë kombëtare për të përgjysmuar  numrin e vdekjeve në rrugë deri në vitin 2020.
Ministri i Transporteve Ben Martins thotë se një element i fushatës është që të ndalen policët e korruptuar, të cilët lejojnë shoferët e pasigurt e pa patentë që të dalin në rrugë me makinat e tyre. Shpesh shoferët ikin pa u gjobitur edhe kur kryejnë shkelje të rregullave, vetëm duke paguar rryshfete.
“Ka disa zyrtarë të korruptuar të cilët përfshihen në praktika të  dhënies ose shitjes së patentave të paligjshme që ne po përpiqem t’i ndalojmë”.

Zoti Martins thotë se në probleme të tjera përfshihen shpejtësia, praktikat e rrezikshme të dhënies së makinës si dhe mos vënia e rripit të sigurimit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
28.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Raporti i përvitshëm i Human Rights Watch

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut thotë se qeveritë e botës bëjnë gabime serioze, kur sakrifikojnë të drejtat e njeriut në emër të forcimit të masave të sigurisë.
Më tepër

Majori shqiptar në trafik droge

Instruktori i bazës ajrore të Farkës në Tiranë, Sokol Feka, dyshohet të ketë mbetur i vdekur në Spanjë ku dje është rrëzuar një helikopter i cili transportonte sasira të mëdha marijuhanë. Feka ishte në radhët e ushtrisë prej 18 vitesh
Më tepër

ISIL, një afat i ri për dorëzimin e pengjeve

Një mesazh i publikuar në internet thotë se një pilot i forcës ajrore të Jordanisë do të vritet, në se Amani nuk dorëzon deri sot pasdite një autore sulmi vetëvrasës me bombë
Më tepër

Reforma në drejtësi: Opozita kërkon komision të përbashkët

Komisioni i Venecias mund të ndihmojë në kapërcimin e mospajtimeve midis palëve me neutralitetin e vet.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Dexter Newcomb begins cleanup at his house in Scituate, Massachusetts the day after a winter storm left his neighborhood coated in frozen sea spray, snow and sand.
  • Pope Francis is greeted by Argentinian officers of the United Nations Peacekeeping Force in Cyprus, UNFICYP, as he arrives for his weekly general audience in Pope Paul II Hall, at the Vatican.
     
  • NASA Administrator Charles Bolden and his wife, Alexis, lay a wreath at the Tomb of the Unknowns as part of NASA's Day of Remembrance at Arlington National Cemetery in Virginia. The wreaths were laid in memory of those men and women who lost their lives in the quest for space exploration.
  • Japan's Prime Minister Shinzo Abe reacts during a session at the upper house of Parliament in Tokyo.
  • Free Syrian Army fighter Ahmed al-Hussein pets puppies near the frontline in Aziza village in the southern countryside of Aleppo.
  • Smoke from Israeli shelling covers the Lebanese town of Al-Majidiyah (L) on the Lebanese border with Israel as the town of Al-Ghajar is seen on the right. Lebanese Shi'ite militant group Hezbollah claimed responsibility for an attack against a military convoy in an Israeli-occupied border area.
  • German Chancellor Angela Merkel (C) poses with members of a Carnival dance troupe in Berlin. Merkel traditionally receives carnival princes and princesses annually from every German state at the Chancellery prior to the start of the carnival season.
  • Visitors stand on the viewing platform of the new 360-degree panorama 'Dresden 1945 - Tragedy and Hope of a European City' by Berlin-based artist Yadegar Asisi in the Asisi Panometer in Dresden, eastern Germany. The panorama, which is more than 30 meters high and has a 100-meter circumference, shows the city of Dresden after the bombings in February 1945.
  • A model presents a creation of Viktor & Rolf during the 2015 Haute Couture Spring-Summer collection fashion show in Paris, France.
  • A protester wears a globe mask during an anti-fracking protest at County Hall in Preston, northwest England.
  • Stephane Walker of Switzerland skates during the European Figure Skating championships in Stockholm, Sweden.
  • A flock of colored pigeons fly during a pigeon-breeding competition in the southern Spanish village of Bollullos de la Mitacion.

Interaktive