E shtunë, 25 tetor, 2014

Lajme / Shkencë-Teknologji

IBM: Kompjuterat do të kenë shqisa

x
Çdo vit, korporata IBM zgjedh mes teknologjive të reja pesë prej tyre, për të cilat ajo mendon se do të ndryshojnë botën në pesë vitet e ardhshme. Lista vjetore e kompanisë, e quajtur "Pesë brenda pesë", në të kaluarën është përqendruar tek risitë për telefonat celularë, imazhet 3 dimensionale, sistemet e transportit dhe teknologjitë e energjisë. Këtë vit, lista e IBM-it përmban pajisje që do të zotërojnë aftësi të shqisave tona, madje edhe më tepër:
 
Imagjinoni të blini rroba në internet dhe të jeni në gjendje të vini dorën mbi ekranin e kompjuterit ose smartphone-it tuaj, duke patur ndjesinë e prekjes së pëlhurës. Kjo teknologji simulimi mund të hyjë në përdorim në pesë vitet e ardhshme, thotë Zv/Presidenti i IBM-it Bernie Meyerson.
"Bëhet fjalë për ndryshim rrënjësor të kompjuterave dhe të mënyrës se si ne bashkëveprojmë me ta, si të ishin njerëz."

Makinat inteligjente së shpejti do të jetë në gjendje të dëgjojnë tingujt përreth dhe të nxjerrin në pah ato që na interesojnë më tepër. Për shembull, një sistem i avancuar do të mund t’u tregojë prindërve pse është duke qarë fëmija i tyre i vogël.
"Fëmija mund të jetë i uritur, ose i sëmurë,  ose mund të ndihet i vetmuar. Këtë ne nuk mund ta kuptojmë tani, por me këtë sistem të sofistikuar, kjo mund të arrihet."

Në të ardhmen e afërt, kompjuterat do të jetë në gjendje të bëjnë më tepër se sa vetëm njohja e imazheve apo të dhënave vizuale. Për shembull, kamerat e tyre do të mund të analizojnë ngjyrat dhe të kuptojnë se cila është mënyra më e mirë për të radhitur fotot e familjes.

Pajisjet e reja teknologjike do të jenë gjithashtu në gjendje të nuhasin. Nëse teshtini para kompjuterit ose telefonit tuaj celular, disa sensorë të vegjël të do të jetë në gjendje të analizojnë mijëra molekula të frymëmarrjes.
"Mund t’ju japë një paralajmërim që thotë: “Ti ndoshta nuk ndihesh i sëmurë, por ke një infeksion dhe duhet të shkosh tek mjeku menjëherë’."

Shkencëtarët e korporatës IBM janë duke zhvilluar një sistem që mund të ndjejë shijen. Kjo teknologji mund të përdoret nga kuzhinierët për të krijuar receta. Ajo shpërbën përbërësit e ushqimeve në nivel molekular dhe i kombinon, duke krijuar shijet dhe aromat më të njohura. Madje mund të na ndihmojë të hamë në mënyrë të shëndetshme.

"Mund të rekomandojë ushqimet me shijen e preferuar, por gjithashtu mund të masë kaloritë e konsumuara, në rast se personi ka kufizime në sasinë e yndyrës apo kolesterolit që mund të konsumojë. Pra, gjen ekuilibrin ideal mes shijes më të mirë të mundshme dhe vlerave ushqyese më të mira."

Një nga gjërat më mbresëlënëse në lidhje me listën e IBM-it, thotë profesori i shkencave kompjuterike në Universitetin Georgetown, Mark Maloof, është se sa të rëndësishme janë duke u bërë këto pajisje të vogla e të avancuara.
"Mendoj se një nga surprizat e kësaj liste është se si janë vendosur në këto pajisje kaq të vogla,  aq shumë elementë të sofistikuar kompjuterikë, që për shembull mund të dëgjojnë apo shohin."

Përparimet në teknologjinë kompjuterike gjatë pesë viteve të ardhshme, thotë zoti Maloof, do të bëjnë që gjërat që tani na duken si fantashkencë të jenë pjesë e jetës sonë të përditshme.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
03.02.2013 19:40
Urimet me te medha dhe nje jete pafund per te gjithe ato shkencetare si ne cdo fushe te jetes dhe elektroniken e kane vene ne sherbim te Lirise e Demokracise duke i sherbyer me te mires njerezore ne cdo cep te botes dhe pertej saj.
Zoti i ruajte dhe i perjetesofte Ato.Amen

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
24.10.2014

LAJME

Serbi, reagime pas vendimit të UEFA-s

Disa banorë të Beogradit i bënë thirrje qeverisë serbe të marrë masa kundër huliganizmit në stadiumet e Serbisë
Më tepër

Dyshime se ISIS ka përdorur gaz klorinë

Sipas burimeve të ndryshme në median amerikane dhe irakiane, militantët detonuan gazin me bomba artizanale
Më tepër

Putin: Nuk shoh vullnet për dialog nga Kievi

Presidenti rus foli të premten nga qyteti I Soçit pas një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel
Më tepër

Vendimi i UEFA-s, reagime në Tiranë

Federata e futbollit njofton se do ta ankimojë cështjen. Kryeministri Rama: Uefa i hoqi një minus të madh vetes përballë racizmit dhe dhunës
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A part of a traditional wooden Christmas nutcracker figure and other wooden parts stand on a table in one of the factory rooms in the Erzgebirgische Holzkunst Gahlenz company in Gahlenz, southeastern Germany. The traditional wooden Christmas figures manufactured in the Erzgebirge mountain region are being sold all over the world.

  • A man watches fighting across the border in Kobani from a hilltop on the outskirts of Suruc, near the Turkey-Syria border.

  • A women works on the CT1SL428, a protective suit for use in handling people infected with the Ebola virus, in a sewing room of Lakeland Industries Inc., in Anqiu, some 500 kilometers south of Beijing, China, Oct. 23, 2014.

  • A dog walks around a sculpture "breaching,"created by artist Michael Greve at the Sculpture by the Sea exhibition in Sydney, Australia. Sculptures created by 109 artists from 16 countries, are displayed across the costal area of Sydney.

  • Britain's Queen Elizabeth presses a button to send her first Tweet during a visit to the 'Information Age' Exhibition at the Science Museum in London.

  • Astana team rider and Tour de France winner Vincenzo Nibali of Italy dressed in a hakama writes the Chinese character of "King" with a giant brush during a calligraphy performance, which is also an exchange event with local students, in Saitama, north of Tokyo.

  • Guests walk along the 'Peak Walk' bridge during a media preview, at the Glacier 3000 in Les Diablerets, Switerland. Built between the Scex Rouge and View Point at an altitude of 3,000 metres (9,800 feet) the 107 m (351 feet) long and 80 cm (31 inches) wide hanging bridge is the first in the world to connect two peaks with one another.

  • Caroline Wozniacki of Denmark serves to Petra Kvitova of the Czech Republic during their WTA Finals singles tennis match at the Singapore Indoor Stadium (picture taken with in-camera multiple exposure).

  • Umbrellas, symbol of pro-democracy demonstrators, hang between footbridges at the protesters' encampment in central Hong Kong, China.

  • Pro-democracy protesters point and scuffle with a man (C) holding a Chinese flag who came to the protesters' barricade to oppose them blocking roads at Mongkok shopping district in Hong Kong.

  • A man uses binoculars to watch fighting across the border in Kobani from a hilltop on the outskirts of Suruc, near the Turkey-Syria border. Kobani, also known as Ayn Arab, and its surrounding areas, has been under assault by extremists of the Islamic State group since mid-September and is being defended by Kurdish fighters.

  • Local people watch as a man beats a traditional drum while participating in a parade to celebrate New Year of the ethnic Newaris in Katmandu, Nepal.

  • Kabuki actor Kyozo Nakamura performs female role of "Fuji-musume," The Wisteria Maiden, during a demonstration at Kabuki Gallery in Tokyo.

  • A farmer carries a fully grown cabbage after plucking it out from the main crop which will be harvested early next month, and used to make Kimchi, at the Chilgol vegetable farm on the outskirts of Pyongyang, North Korea.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.