E premte, 28 nëntor, 2014

Lajme / Shkencë-Teknologji

Apartamentet e vogla, tërheqin njujorkezët

x
Numri i të pamartuarve dhe çifteve pa fëmijë po rritet në qytetet e mëdha. Një muze në Nju Jork ka krijuar një apartament të vogël për ta vënë theksin tek nevoja për hapësira më të vogla jetese.
 
Nju Jorku është i njohur për numrin e madh të banorëve që jetojnë në apartamente fare të vogla. Shumë prej tyre janë krenarë për këtë zgjedhje dhe madje e shohin me humor jetën e tyre në ambjente të ngushta. Tani mund të shohim se deri në ç’pikë mund të shkojnë njujorkezët në këtë drejtim.

Ndërsa popullsia dhe qeratë pritet të rriten, zyrtarët e planifikimit urban po u kërkojnë arkitektëve të gjejnë mënyra për ta bërë të tolerueshme dhe madje lkomode jetesën në hapësira nga 32.51 metra katrorë deri në 23.22 metra katrorë.

Sarah Watson e Këshillit për Strehimin dhe Planifikimin Urban shpjegon.

“Në një të tretën e shtëpive në Nju Jork jetojnë persona të pamartuar, që jetojnë vetëm”.

Bashkia ka si synim t’i bëjë këto modele pjesë të një kompleksi apartamentesh që do të ndërtohet në pjesën lindore të Manhatanit vitin e ardhshëm, që do të ketë kryesisht të ashtuquajtura njësi mikro.

Objektivi është që të ofrohen më shumë apartamente të vogla në qytet si alternativa të përballueshme për të rinjtë, ata që nuk kanë shumë të ardhura dhe çiftet që u janë rritur fëmijët, që gjithnjë e më shumë nuk e përballojnë dot tregun e shtrenjtë të banesave.

Muzeu i qytetit të Nju Jorkut ka hapur një ekspozitë ku shfaqet  një garsonierë 30 metra katrorë me dizenjot më të fundit për hapësira të vogla.  Aty përfshihet një kanape që bëhet krevat, një tavolinë portative dhe një televizor që mund të lëvizet duke zbuluar një banak për pije.

Kuratori i muzeut Donald Albrecht thekson se apartamentet e vogla mund të mos jenë tërheqës për të gjithë.
“Ne nuk po themi që kështu duhet të jenë të gjithë. Po themi që është një alternativë për ata që jetojnë vetëm, apo për çifte që vijnë  në Nju Jork dhe e kanë vështirë të gjejnë strehim”.

Ky model, përfshin një banjë të vogël, një frigorifer që e ka pjesën e akullit nën një raft kuzhine dhe një larëse enësh që vështirë se e gjen kudo në Nju Jork.

Në pjesën perëndimore të Nju Jorkut, drejtorit të financave të një shkolle Jack Sproule, nuk i duhet të shpenzojë shumë kohë për të të treguar apartamentin e tij ku jeton me gruan. Është 26 metra katrorë, me paisje të vogla dhe me një banjë të vogël ku siç thotë ai me shaka është i vetmi vend ku mund të futesh, pas një zënke në familje, gjë që siç thotë ai nuk ndodh shpesh.

Sproule thotë se pasqyrat ndihmojnë për të krijuar iluzionin e hapësirës.

Sam Neuman, jeton në një apartament të vogël që ngqa viti 2005.
“Organizohesh më mirë. Duhet t’i heqësh veshjet që nuk të bëjnë menjëherë dhe në përgjithësi të mendosh vetëm për çka ke nevojë”.

Apartamentet e vogla janë një sakrificë në këmbim të jetesës në një qytet të mrekullueshëm.

Çmimet mesatare të qerasë në qytetin me 8.2 milionë banorë dhe që pritet të ketë edhe 600 mijë të tjerë deri në vitin 2030, janë 2000 mijë dollarë për një garsonierë dhe 2 mijë e 700 për një dhomë e një kuzhinë.

Nëse programi pilot është i suksesshëm, Nju Jorku mund ta shfuqizonte një rregull të vitit 1987 sipas së cilit të gjitha apartamentet duhet të jenë të paktën 37 metra katrorë. Disa qytete e kanë përqafuar këtë koncept, si përshembull San Francisco në Shtetet e Bashkuara. Tokyo dhe Hong Kongu prej kohësh kanë pasur apartamente të vogla.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
04.02.2013 12:17
Ne qoftese fillon jeten i pavarur si per studime dhe i punesuar keto lloj apartamentesh te vogla dhe garsonierash qe levizin me siperfaqe nga 23,22 - 37 m2 nuk jane keq. Por per nje person qe eshte minimalja mbi 40-te vjec, cift dhe me tutje deri dhe pensonist keto lloj strehimoresh nuk jane te kendeshme, por jane stresante. Qe te jetosh duke levizur karriken, dollapin, tavolinen, televizorin etj. gjithe kohes nuk eshte kenaqesi. Gjithashtu keto lloj banesash e paskan qerane nga 2000-2700 USD ne nje muaj, po pagen e ulet, mesatare dhe te larte, pensionet neto mujore sa e paskan??!! Prandaj eshte turp ti bejsh reklam ketyre strehimesh per nje shtet qe thuhet qe eshte model dhe shembuj per popujt dhe vendet e tjera. Qe te punosh gjithe jeten dhe te mos te keshe ne SHBA ne fund as nje garsoniere tenden private eshte turp dhe nje reklam shume i keq per shtetin, qeverine amarikane. Shpresoj qe kete mendim qe po shkruaj do ta botoni.


nga: Petrit
03.02.2013 19:51
SHBA-ja ka qene dhe do te mbetet nje vend lider i rrealizimit te mundesive dhe enderave te medha per njerezimin.
Zoti e mbrofte dhe e bekofte ne perjetesi si lider boterore SHBA-ne ne mbrojtje te Lirise e Demokracise kudo ne bote.Amen

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
27.11.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Bie çmimi i naftës

OPEC nuk ul normat e prodhimit
Më tepër

Shqipëri: Debati çlirim apo diktaturë

Bisedë me profesorin Romeo Gurakuqi
Më tepër

Gjykata e Tiranës: Gjika i pafajshëm

Kryetari i Bashkisë së Vlorës akuzohej për fallsifikim dokumentesh
Më tepër

Parlamenti shqiptar miraton buxhetin për vitin 2015

Parashikon një rritje ekonomike prej 3 përqind
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Power Ranger balloon cruises along Central Park West during the Macy's Thanksgiving Day Parade, in New York.
  • U.S. President Barack Obama, right, with daughter Sasha, carries on the Thanksgiving tradition of saving a turkey from the dinner table with a "presidential pardon" of 'Cheese' in the Grand Foyer of the White House in Washington, Nov. 26, 2014.
  • An ethnic Miao man shaves with a sickle in the morning at the village of Basha in Congjiang county, Guizhou province, China.
  • A flock of brant geese (branta bernicla) flies over a field near Altfriedland, eastern Germany.
  • A Somali woman walks past the wreckage of a car after a bomb attack killed an engineer working with a Turkish company in Mogadishu.
  • The Spanish illusionist named Peter III, top right, walks over an ancient aqueduct around 500 meters (0, 31 mile) with his head covered with a hood and his body wrapped in chains while people look on, in Noain, northern Spain. Pedro walked the half-mile in 52 minutes.
  • A Red Cross volunteer carries a child just disembarked from a crippled freighter carrying hundreds of refugees trying to migrate to Europe, at the coastal Cretan port of Ierapetra, Greece.
  • Stuntmen perform on the eve of the sacrificial ceremony for the "Gadhimai Mela" festival in Bariyapur. The festival renowned for its large number of animal sacrifices, is held every five years at the Gadhimai Temple where devotees from Nepal and bordering India will sacrifice buffaloes, goats and birds while offering prayers to Gadhimai, the goddess of power.
  • Children hold flags during a rehearsal parade in Osogbo, southwest Nigeria, on the eve of Osun state Governor Ogbeni Rauf Aregbesola's inauguration for a second term in office, Nov. 26, 2014.
  • Sheep are gathered in front of the Eiffel tower in Paris during a demonstration of shepherds against the protection of wolves in France.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.