E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Bota

Takim i nivelit të lartë, Pakistan-Afganistan në Londër

x
Madhësia e gërmave - +
Kryeministri britanik David Cameron po zhvillon bisedime me presidentin afgan Hamid Karzai dhe atë pakistanez Asif Ali Zardari sot në Londër.
 
Ky është takimi i tretë mes tre udhëheqësve që kur ata filluan një seri takimesh të nivelit të lartë korrikun e kaluar në Kabul, pasuar nga një tjetër në Nju Jork në shtator. Por takimi i nivelit të lartë në Londër është i pari që përfshin  zyrtarë të lartë ushtarak dhe të zbulimit nga Afganistani dhe Pakistani.
 
Britania kërkon që të dy vendet fqinje të punojnë së bashku për të nxitur stabilitetin rajonal ndërsa përgatitet për të tërhequr mijëra trupa nga Afganistani deri në fund të vitit të ardhshëm. Trupat britanike kanë luftuar për më shumë se një vit kryengritësit taleban si pjesë e misionit të Natos që synon të ndihmojë forcat afgane të sigurisë të marrin kontrollin në vend.  
 
Presidenti afgan Karzai i tha medias britanike dje se siguria në provincën Helmand në jug të Afganistanit ishte më mirë para se aty të mbërrinin trupat britanike në vitin 2006, dhe vuri në pikëpyetje në se forcat ndrëkombëtare po luftojnë në vende të gabuara. Ai tha se afganët kërkojnë të rindërtojnë vendin e tyre dhe nuk janë të shqetësuar në se vendet perëndimore e konsiderojnë misionin e tyre të suksesshëm apo dështim.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Obama: Gjithë vëmendja te operacionet e shpëtimit në Oklahoma

Presidenti Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në Oklahomën e goditur nga tornadoja
Më tepër

OSBE diskuton në Tiranë për diskriminimin

Kryeministri Berisha tha se shoqëria shqiptare ka një tolerancë të shkëlqyer fetare, etnike, por dhuna ndaj grave dhe homofobia janë të larta.
Më tepër

Zbulime të rëndësishme për malarjen

Dy zbulime të reja mjekësore po shtojnë shpresat për luftimin e malarjes që infekton çdo vit më shumë se 200 milionë njerëz
Më tepër

Sekretari i Shtetit Kerry në Lindjen e Mesme

Bisedimet e Sekretarit Kerry synojnë të nxisin mbajtjen e një konference ndërkombëtare paqeje mbi Sirinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive