E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Bota

Koreja e Veriut kryen provë të re bërthamore

x
Madhësia e gërmave - +
Koreja e Veriut kreu një provë të tretë bërthamore në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara. Këtë herë, rreziku për Penianin është më i madh se sa me provat e viteve 2006 dhe 2009. Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se provat bërthamore të Koresë së Veriut rrisin mundësinë për konflikt.

Programi bërthamor i Koresë së Veriut nuk është ndërprerë, megjithë sanksionet ndërkombëtare që vazhdojnë prej vitesh.

Sekretari i Shtetit i sapo konfirmuar në këtë post, John Kerry, tha se provat bërthamore të Koresë së Veriut rrisin mundësinë për konflikt.

"Populli i Koresë së Veriut po vuan nga uria. Ata kanë nevojë të ngutshme për më shumë hapje dhe për t'u lidhur me botën, në vend të gulagëve, ndër më famëkeqët në botë, ku njerëzit torturohen dhe bëjnë punë të detyruar.''

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Victoria Nuland tha se Shtetet e Bashkuara do të kujdesen që rezoluta e muajit të kaluar e Këshillit të Sigurimit e cila zgjeron sanksionet kundër Phenianit për programin e tij të armëve bërthamore, të vihet në zbatim.

"Ne mund të sigurojmë se kjo nuk është thjesht një copë letër, se këto sanksione do të zbatohen nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare."

Por profesorja e Universitetit Georgetown, Balbina Hwang, thotë se këto lloj mënyrash nuk ndikojnë tek udhëheqësit e Koresë së Veriut.

"Kjo funksionon vetëm në qoftë se regjimi e sheh integrimin në bashkësinë ndërkombëtare si një qëllim pozitiv. Problemi është Koreja e Veriut nuk ka dashur kurrë të bëhet pjesë e komunitetit ndërkombëtar."

Zonja Hwang thotë se Korea e Veriut madje nuk trembet as nga gjobat me të cilat e kërcënon Kina, burimi i saj kryesor i ushqimit dhe karburantit.

Në një kohë pakënaqësish dhe ngadalësimit ekonomik brenda Kinës,  Pekini e sheh provën bërthamore si faktor destabilizues, thotë profesori Jin Canrong i Universitetit Renmin të Kinës.

"Udhëheqja kineze ka shumë probleme, ata nuk duan të kenë probleme edhe jashtë vendit."

Ekspertët thonë se prova e Koresë së Veriut do ta bëjë më të vështirë për të ndalur programin bërthamor të Iranit, sepse dy vendet shkëmbejnë teknologji bërthamore me njëri-tjetrin.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
12.02.2013 20:51
Boshti i djallit Kore e Veriut.Iran dhe Siri qe kane suportin e Rusise te Putinit dhe Kines Komuniste..Koreja e Veriut theu te gjithe tabute nderkombetare dhe ate te keshillit te sigurimit te OKB ku beri proven e trete berthamore.komunistet koreanoveriore jane te cmendur ,kur populli vuan varferine ekstreme te ushqimeve..Azi paqesori eshte fucia e barutit ku pret nga ora ne ore te plase..Rusia e Putinit e nxiti per proven e trete berthamore korene e veriut kundra Japonise,Korese te jugut dhe interesave Amerikane,,Sot kerkohet nje rezolute jo ne leter por e zbatushme mjaft me boshtin e djallit..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive