E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / Bota

Një delegacion amerikan viziton Kubën

Senatori demokrat Patrick Leahy udhëheq grupin me 5 senatorë dhe 2 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve për një vizitë tre-ditore në vendin komunist

Madhësia e gërmave - +
Një delegacion i ligjvënësve amerikanë është në Kubë për të vlerësuar ndryshimet ekonomike të ishullit dhe për të diskutuar mbi gjendjen e  një amerikani të burgosur.

Senatori demokrat Patrick Leahy është duke udhëhequr grupin e pesë senatorë dhe dy anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve për një vizitë tre-ditore në vendin komunist.

Senatori Leahy udhëhoqi një delegacion të ngjashëm një vit më parë, kur u takua me presidentin kuban Raul Kastron dhe të tjerë zyrtarë të lartë.

Ata gjithashtu vizituan amerikanin Alan Gross, i burgosur që nga viti 2009 për shpërndarjen ilegale të pajisjeve të komunikimit në Kubë, ku ai ndodhej me një program mbi demokracinë  të financiar nga Shtetet e Bashkuara. Gross po vuan një dënim 15-vjeçar.
 
Grupi i ligjvënësve amerikanë ka në plan të takohet me ministrin e jashtëm Bruno Rodriguez dhe ndoshta me presidentin Kastro.

Senatori Leahy tha se qëllimi i vizitës është që të punojë drejt marrëdhënieve më të mira midis dy vendeve. Ai tha se shumë amerikanë janë dakord se politika amerikane prej disa dekadash ndaj Kubës është vjetëruar.

Ligjvënësit gjithashtu shpresojmë për të vëzhguar ndryshimet ekonomike të tilla si legalizimin e bizneseve private, tregun e ri të pasurive të patundshme dhe eliminimin e kufizimeve të udhëtimit për pjesën më të madhe të kubanezëve.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

Zyrtarët e lotarisë thane se bileta e vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende
Më tepër

Liria e shtypit përballë sigurisë kombëtare

Debati për këtë temë është rihapur pasi Departamenti i Drejtësisë kontrolloi telefonatat e Associated Press
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive