E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Bota

Kina merr kontrollin e portit pakistanez Gwadar

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari tha se transferimi shënon fillimin e një epoke të re të mundësive për Pakistanin dhe Kinën.

GWADAR
GWADAR
Madhësia e gërmave - +
Kina ka marrë kontrollin e një porti strategjik ujrash-të-thella në Pakistan, duke krijuar mundësi për një bazë detare kineze në Detin Arabik dhe për zgjerimin e qasjes së Kinës për të siguruar energji dhe rrugë detare.

Qeveria pakistaneze, zyrtarisht, dorëzoi operacionet në portin detar Gwadar gjatë ceremonisë së pritjes së zyrtarëve kinezë të hënën në Islamabad.

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari tha se transferimi shënon fillimin e një epoke të re të mundësive për Pakistanin dhe Kinën.

Ndërsa Kina ka ndihmuar me fonde për të ndërtuar portin tregtar Gwadar disa vite më parë, ky port administrohej nga Autoriteti Portual i Singaporit. Operacionet tani do të drejtohen nga kompania shtetërore kineze, Kina Ports Holding.

Porti Gwadar ndodhet në pjesën veriore të Detit Arabik, me qasje kyçe për anijet që udhëtojnë drejt perëndimit në Gjirin Persik. Kontrolli i portit Gwadar do t'i sigurojë pjesës perëndimore të Kinës një rrugë më të shkurtër për anijet e transportit, në krahasim me rrugën detare nga portet e  Kinën juglindore.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
19.02.2013 08:44
Kina dhe Pakistani kane bashkepunuar ne te gjitha drejtimet dhe ato ushtarake ku i dhane pjeset e helikopterit te rezuar amerikan ne vrasjen e Bin Ladenit tani Pakistani i jep portin strategjik Kines..Azipaqesori dhe lindja e mesme fuci baruti .tani Pakistani ka dore me te forte ndaj Indise per te mare Kashmirin Indian..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

SHBA: Bie niveli i papunësisë

Numri i personave që kanë bërë kërkesë për asistencën e papunësisë u pakësua me 23 mijë vetë javën e kaluar
Më tepër

Vrasja në Londër hetohet si incident terrorist

Mblidhet Komiteti emergjent i qeverisë britanike
Më tepër

Rekord për ngjitjen në Everest

Një 80-vjeçar japonez u bë njeriu më i moshuar që ngjitet në majën më të lartë të botës
Më tepër

Ethet e Luginës, shqetësuese në Kaliforni dhe Arizona

Sëmundja e Etheve të Luginës shpesh kalon pa u vënë re, por mund të jetë edhe shumë e dëmshme për pacientët
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive