E dielë, 26 tetor, 2014

Lajme / Ekonomi

Bisedimet SHBA-BE për tregtinë e lirë

x
Mil Arcega
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ka shumë të ngjarë që në qershor të fillojnë negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për tregti të lirë. Ekspertët e tregtisë ndërkombëtare thonë se një marrëveshje e tillë do të krijonte përfitime të konsiderueshme ekonomike në të dyja anët e Atlantikut. Por, pengesat janë të shumta dhe nuk ka garanci se negociatat do të jenë të suksesshme.

Presidenti Barak Obama ngriti mundësinë e krijimit të një zone të tregtisë së lirë transatlantike në fjalimin e tij vjetor mbi gjendjen e vendit.

“Tregtia e lirë dhe e drejtë transatlantike mbështet miliona vende pune me pagë të mirë për amerikanët”.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso shumë shpejt i dha mbështetje propozimit, duke thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare me Shtetet e Bashkuara do të nxisë ekonominë e ngadaltë të Evropës.

“Është vlerësuar se pas hyrjes në fuqi të një marrëveshjeje të tillë, ekonomia evropiane do të stimulohet me një rritje prej 0.5 për qind të prodhimit të brendshëm, pra bëhet fjalë për dhjetëra miliarda euro në vit dhe dhjetëra, mijëra vende të reja pune”.

Me pak fjalë, vendet përëndimore do të përfitonin nga kjo.

Por, Sharan Burrow i Konferedatës së Sindikatave Ndërkombëtare Tregtare paralajmëron se një marrëveshje e bazuar thjeshtë në përfitime ekonomike do të dëmtonte punëtorët në SHBA dhe Evropë.

“Nëse marrëveshja ka një element bashkëpunues, është e ndërtuar mbi një sërë vlerash për ndarjen e pasurisë në mënyrë që elementët si e drejta e punëtorëve për negociata kolektive të jenë në qendër të marrëveshjes, dhe të ofrojë mundësinë për shpërndarjen e përfitimeve, atëherë marrëveshja mund të jetë shumë interesante”.

Ka shqetësime se eliminimi i pengesave ndaj tregtisë dhe investimeve do të minojë të drejtën e punëtorëve për negociata kolektive dhe do të ketë zhvendosje të prodhimit në zonat ku krahu i punës është më e lirë.

Por,  eksperti i tregtisë Daniel Ikenson thotë se kjo nuk duhet të jetë problematike për SHBA.

“Në fakt, standardet e punës në Evropë janë më të larta se standartet tona prandaj nuk ka shumë gjasa që sindikatat e punëtorëve amerikanë ta kundërshtojnë marrëveshjen”.

Në vend të kësaj, ai thotë se negociatat mund të përqëndrohen në harmonizimin e standardeve teknike dhe rregullative.

“Për shembull nëse prodhohet një makinë për larjen e rrobave në Shtetet e Bashkuara, gjatësia e kabllit elektrik duhet të jetë 3 këmbë, kurse në Bashkimin Evropian, gjatësia e kabllit duhet të jetë një metër, që është tre këmbë e tre pol”.

Duke marrë parasysh se tarifat tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe  Evropës janë shumë të ulëta, gjatë negociatave pengesat më të mëdha mund të jenë rreth subvencionimeve qeveritare për sektorë si bujqësinë dhe industrinë e prodhimit të avionëve.
Por edhe nëse të dyja palët janë në gjendje t’i zgjidhin dallimet e tyre, Sharan Burrow thotë se shtimi i tregtisë nuk e mëkëmb ekonominë e dobët globale.

“Ekonomia kurrë nuk do të kthehet në rrugën e duhur në kontekstin global nëse nuk bëhet asgjë për ndalimin e sulmeve kundër të drejtave të punëtorëve, duke i dhënë botës një rritje të pagave në mënyrë që njerëzit të jenë në gjendje të jetojnë nga ajo që fitojnë dhe duke stabilizuar kërkesat”.

Tregtia mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës përbën gati gjysmën e prodhimit ekonomik të botës. Analistët thonë se intensifikimi i tregtisë do të çimentojë edhe më tej partneritetin mes tyre dhe do të shërbejë si një kundërpeshë e fuqishme ndaj rritjes ekonomike të Kinës.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
25.10.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Trafikimi i grave; rriten denoncimet

Organizatat World Vision, USAID dhe NetHope kanë ofruar së bashku një aplikacion kompjuterik që qytetarët të denoncojnë shpejt rastet e dyshuara për trafikimin e vajzave.
Më tepër

Shqipëri, monumentet kishtare në rrezik

Disa kisha që janë Monumente të rralla në Jug të Shqipërisë rrezikojnë të dëmtohen në mënyrë të pariparueshme.
Më tepër

Shkodër, zhvillohet Dita Biçikletave

Në Shkodër u zhvillua sot Dita e Biçikletave, pjesë e Programit Europian "EUROVELO", ku janë përfshirë 42 vende.
Më tepër

Kryeministri i Maqedonisë viziton Brukselin

Komisioneri i BE për zgjerim Shtefan Fyle ka pritur kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski në një takim në Bruksel ku ka theksuar nevojën për reformat e dosmosdoshme në disa fusha të këtij vendi.
Më tepër

Mali, një dyvjeçare vdes nga Ebola

Një dyvjeçare në Mali, familja e së cilës kishte udhëtuar së fundmi në Guine, ka vdekur nga virusi i Ebolës.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A part of a traditional wooden Christmas nutcracker figure and other wooden parts stand on a table in one of the factory rooms in the Erzgebirgische Holzkunst Gahlenz company in Gahlenz, southeastern Germany. The traditional wooden Christmas figures manufactured in the Erzgebirge mountain region are being sold all over the world.

  • A man watches fighting across the border in Kobani from a hilltop on the outskirts of Suruc, near the Turkey-Syria border.

  • A women works on the CT1SL428, a protective suit for use in handling people infected with the Ebola virus, in a sewing room of Lakeland Industries Inc., in Anqiu, some 500 kilometers south of Beijing, China, Oct. 23, 2014.

  • A dog walks around a sculpture "breaching,"created by artist Michael Greve at the Sculpture by the Sea exhibition in Sydney, Australia. Sculptures created by 109 artists from 16 countries, are displayed across the costal area of Sydney.

  • Britain's Queen Elizabeth presses a button to send her first Tweet during a visit to the 'Information Age' Exhibition at the Science Museum in London.

  • Astana team rider and Tour de France winner Vincenzo Nibali of Italy dressed in a hakama writes the Chinese character of "King" with a giant brush during a calligraphy performance, which is also an exchange event with local students, in Saitama, north of Tokyo.

  • Guests walk along the 'Peak Walk' bridge during a media preview, at the Glacier 3000 in Les Diablerets, Switerland. Built between the Scex Rouge and View Point at an altitude of 3,000 metres (9,800 feet) the 107 m (351 feet) long and 80 cm (31 inches) wide hanging bridge is the first in the world to connect two peaks with one another.

  • Caroline Wozniacki of Denmark serves to Petra Kvitova of the Czech Republic during their WTA Finals singles tennis match at the Singapore Indoor Stadium (picture taken with in-camera multiple exposure).

  • Umbrellas, symbol of pro-democracy demonstrators, hang between footbridges at the protesters' encampment in central Hong Kong, China.

  • Pro-democracy protesters point and scuffle with a man (C) holding a Chinese flag who came to the protesters' barricade to oppose them blocking roads at Mongkok shopping district in Hong Kong.

  • A man uses binoculars to watch fighting across the border in Kobani from a hilltop on the outskirts of Suruc, near the Turkey-Syria border. Kobani, also known as Ayn Arab, and its surrounding areas, has been under assault by extremists of the Islamic State group since mid-September and is being defended by Kurdish fighters.

  • Local people watch as a man beats a traditional drum while participating in a parade to celebrate New Year of the ethnic Newaris in Katmandu, Nepal.

  • Kabuki actor Kyozo Nakamura performs female role of "Fuji-musume," The Wisteria Maiden, during a demonstration at Kabuki Gallery in Tokyo.

  • A farmer carries a fully grown cabbage after plucking it out from the main crop which will be harvested early next month, and used to make Kimchi, at the Chilgol vegetable farm on the outskirts of Pyongyang, North Korea.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.