E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ekonomi

Zgjedhjet parlamentare në Itali

x
Madhësia e gërmave - +
Kandidatët që po konkurrojnë për postin e kryeministrit të ardhshëm të Italisë i kanë dhënë fund fushatës së tyre përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
Anketat e fundit tregojnë se udhëheqësi i Partisë Demokratike Pier Luigi Bersani është kandidati favorit për postin e kryeministrit të ardhshëm të Italisë.

“Ne kemi vendosur të jemi një parti popullore, jo demagogjike, e cila duhet të komunikojë se do t’ja dalim me sukses përmes punës serioze, të vërtetës dhe një përpjekjeje të përbashkët që ata që kanë më shumë të japin më shumë. Kjo është linja që do të ndjekim”.

Anketat tregojnë se ish-kryeministri Silvio Berluskoni është pas zotit Bersani. Duke folur për përkrahësit nga një ekran i madh, zoti Berluskoni shfrytëzoi tubimin e fundit elektoral për të tallur kandidatin e Lëvizjes me 5 Yje, Beppe Grillo, duke e quajtur atë një politikan të kthyer në  komedian.

Por analistët politikë thonë se fushata e zotit Grillo për reforma mund të sfidojë zotin Berluskoni dhe mund të bëhet partia e dytë për nga numri i votave.

“Unë nuk ndjehem i mbrojtur nga shteti. Unë dua një shtet aktiv. Nuk ka më shtet në këtë vend, vetëm një burokraci ligjesh që ka zëvendësuar demokracinë. Nuk ka mbetur asgjë. Unë dua një shtet që do të investojë në shkolla publike, sistemin e kujdesit shëndetësor, ujin, unë dua të jem i mbrojtur”.

Kryeministri i ardhshëm dhe anëtarët e parlamentit do të zgjidhen gjatë votimit që do të zhvillohet të dielën dhe të hënën.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Obama: Gjithë vëmendja te operacionet e shpëtimit në Oklahoma

Presidenti Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në Oklahomën e goditur nga tornadoja
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive