E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Bota

Koalicioni Kombëtar i Sirisë tërhiqet nga bisedimet ndërkombëtare

x
Madhësia e gërmave - +
Grupi kryesor opozitar sirian, Koalicioni Kombëtar i Sirisë, është tërhequr nga takimet ndërkombëtare  në shenjë proteste me atë që e quajnë mos veprim “i turpshëm” i botës ndaj krimeve të kryera kundër popullit sirian.
Ky grup tha se ka vendosur mos të marrë pjesë në një takim  që do të zhvillohet të premten e ardhshme në Romë për Sirinë, dhe do të refuzojë  ftesat për në Moskë dhe Uashington.
Në një njoftim, koalicioni kritikon atë që e quan “heshtja e ndërkombëtare” për krimet e përditshme në Siri.
Njoftimi është i ashpër  veçanërisht ndaj Rusisë e cila furnizon me armë qeverinë e presidentit sirian Bashar al Assad.  
Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 70 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin thuajse dy vjeçar mes rrebelëve dhe trupave të qeverisë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive