Lidhje

Ban Ki-moon i shqetësuar për arrestimet në Egjipt


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon po shpreh shqetësime rreth vazhdimit të mbajtjes në burg dhe urdhërave të arrestit të lëshuara në Egjipt për udhëheqësit e Vëllazërisë Myslimane dhe të tjerë pasi ushtria urdhëroi largjimin e presidentit të parë të zgjedhur me vote të lirë.

Në një deklaratë të OKB-së thuhet se në një telefonatë me ministrin e jashtëm egjiptian, zoti Ban “e bëri të qartë se nuk ka vend për ndëshkimin, për përjashtimin e ndonjë partie kryesore apo të ndonjë komuniteti në Egjipt.''

Shefi i OKB-së tha se të gjitha partite e spektrit politik në Egjipt duhet të përfshihen në një dialog paqësor për të gjetur një rrugë përpara, dhe ai përsëriti mbështetjen e tij për aspiratat e egjiptianëve.

Zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane tha se lëvizja nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për të rivendosur në post presidentin Mohamed Morsi, por thotë se veprimet e saj do të jenë paqësore.

Grupi ka bërë thirrje përsëri për demonstrate masive të premten, ndërsa të njëjtën gjë ka njoftuar edhe lëvizja Tamarud kundër Morsit.
XS
SM
MD
LG