Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 21 tetor?


Strait of Magelan
Strait of Magelan
1520 – Gjatë udhëtimit me anije rreth Botës, eksploruesi Ferdinand Magelani zbulon një vend-kalim në jug të Amerikës, - sot Ngushtica e Magelanit - kanali ujor më i rëndësishëm natyror midis oqeaneve Atlantik dhe Paqësor. Ngushtica e Magellanit është konsideruar edhe si rrugë e vështirë lundrimi për shkak të erërave të paparashikueshme dhe rrymave të forta që krijohen në ‘të.

1943 - Brigada e parë sulmuese e komanduar nga Mehmet Shehu sulmon një grupim forcash të Ballit Kombëtar në zonën e Lushnjes. Pas luftimesh të ashpra, 68 ballistë kapen rob; Mehmet Shehu u kërkoi të bashkohëshin me brigadën e tij; 67 prej tyre thanë jo dhe Shehu dha urdhër që të pushkatohen; ndonjë që i mbijetoi plumbit u vra me thika. (Albania in the Twentieth Century: a History ,Volume 2, Owen Pearson)

1959 - Presidenti Dwight D. Eisenhower nënshkruan një urdhër ekzekutiv për transferimin e Wernher von Braunit dhe shkencëtarëve të tjerë gjermanë nga Pentagoni në NASA për të punuar për programin e hapësirës. Wernher von Braun (1922 – 1977) - një nga figurat kryesore në zhvillimin e teknologjisë së raketave në Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe, më pas, në Shtetet e Bashkuara - është cilësuar si "Ati i shkencës së raketave". SHBA e ka nderuar von Braunin me Medaljen Kombëtare të Shkencës.

1978 - Piloti civil australian Frederick Valentich zhduket me aeroplanin e tij Cesna 182 mbi ngushticën afër Melburnit, pas raportimit se sapo kishte parë një avion të paidentifikuar. Gjatë fluturimit 235 km, Valentich njoftoi qëndrën e kontrollit të trafikut ajror në Melbourne se ishte duke u shoqëruar nga një mjet fluturues rreth 300 metra sipër tij. Ai përshkroi disa veprime, tipare dhe zhurma të pazakonshme të këtij mjeti që nuk ngjanin me ato të një aeroplani. Valentich dhe aeroplani i tij u zhdukën dhe nuk u gjetën kurrë; një hetim nga Departamenti Australian i Transportit arriti në përfundimin se arsyeja e kësaj zhdukjeje nuk mund të përcaktohet.

2011 - Në Shqipëri zhvillohet për herë të parë një Maratonë Ndërkombëtare. Rreth 3000 vrapues, mes të cilëve 800 maratonistë të ardhur nga 13 vende të botës iu bashkuan Maratonës Ndërkombëtare në Tiranë - me pikë-nisje sheshin “Skënderbej”. Pas vrapimit 42 km, keniani Elisha Kiprotich dhe moldavja Svetlana Shepeleva hyjnë në histori si fituesit e kësaj Maratone të parë ndërkombëtare e organizuar në Shqipëri.(sht.shq.)

2011 - U prit me frikë, ironi e indiferencë afrimi i ngjarjes më të rëndësishme për njerëzimin, Apokalipsi; një parashikim i mbështetur në përllogaritjet në Biblë për fundin e Botës - Asgjë e tillë ndodhi.

Mendim i ditës
“Të moshuarit besojnë se dinë, të moshës mesatare dyshojnë se dinë, të rinjtë mendojnë se i dinë të gjitha”.
Oscar Wilde
XS
SM
MD
LG