Lidhje

Një analizë mund t’u shpëtojë jetën grave me kancer të mitrës


Shumica e njerëzve mendojnë se malaria, SIDA dhe lindja janë shkaktarët kryesorë të vdekjes së grave në Afrikën Nën-Sahariane. Por në fakt, atje ka një tjetër shkaktar kryesor: kanceri i qafës së mitrës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carol Pearson na njeh me një analizë dhe teknologji të thjeshtë, e cila mund të shpëtojë jetën e grave në vendet në zhvillim.

Çdo vit, në mbarë globin, gjysëm milioni gra preken nga kanceri në qafën e mitrës dhe më tepër se çerek milioni vdesin nga kjo sëmundje. Shumica e vdekjeve ndodhin në vendet në zhvillim.

Në Burkina Faso, Adjaratou Kinda ((uh-JAR-uh-two KIN-duh))mësoi shumë vonë se kishte kancer në qafën e mitrës.

"Mjekët këtu thonë se nuk bëjnë dot agjë për mua."

Një analizë e thjeshtë, jo e kushtueshme, mund t'i kishte shpëtuar asaj jetën. Në vendet e zhvilluara, shumica e grave mund të bëjnë një analizë të thjeshtë për kancerin e qafës së mitrës, në klinikë. Në se analizat në laborator tregojnë qeliza jo-normale, mjekët kanë mundësinë për t'i trajtuar ato me kimioterapi, që vret qelizat para-kanceroze, me metodën e ngrirjes dhe, në raste më të avancuara të sëmundjes, me rrezatim, ose ndërhyrje kirurgjikale.

Në vendet në zhvillim, gratë nuk i kanë këto mundësi.

Si rezultat, në Afrikën Nën-Hahariane, gratë e prekura me virusin HIV, po arrijnë të mbijetojnë nga SIDË-a, por po vdesin nga kanceri i qafës së mitrës.

Dr. John Varallo punon për shoqatën jo-fitimprurëse për shëndetin.

"Në fazën parakanceroze nuk ka simptoma të sëmundjes. Nuk ka dhimbje, as hemorragji dhe as rrjedhje të tjera. Gruaja ndjehet mirë. Pikërisht në këtë fazë ajo duhet të bëjë analizat."

Jhpiego punon në Burkina Faso dhe në vende të tjera, që mjekët, infermieret dhe mamitë t’i zbulojnë dhe eliminojnë qelizat para-kanceroze në një vizitë mjekësore. Një përzjerje e uthullës i kthen qelizat parakanceroze në ngjyrë të bardhë dhe përmes një procedure tjetër të quajtur “cryotherapy”, qelizat eliminohen.

"Zonat me qeliza para-kanceroze kthehen në një shtresë të bardhë, lehtësisht të kuptueshme.”

Duhen 10, ose më shumë vite, që këto qeliza të bëhen kanceroze. E megjithatë, kanceri i qafës së mitrës është shkaktari i dytë i vdekjeve nga kanceri të grave në mbarë botën.

"Mendohet, që deri në vitin 2030, 98 për qind e këtyre rasteve do të ndodhin në vendet në zhvillim. Dhe, është me të vërtetë e panevojshme, sepse kanceri në qafën e mitrës është thuajse plotësisht i parandalueshëm."

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kanceri i qafës së mitrës përbën një shqetësim të madh për shëndetin publik dhe tani, me një analizë jo të kushtueshme, mund të testohen një numër më i madh grash dhe mund të shpëtohet jeta e tyre.

"Është relativisht e thjeshtë të dallohet në fazat e para, pa anestezi. Thjesht, vendoset një pajisje me gaz të kompresuar në qafën e mitrës dhe kryhet një procedure me ngrirje."

Dr. Varallo thotë se kjo procedurë, në 95 për qind të rasteve është e efektshme. Në se analizat dhe trajtimi do të përdoren më gjerësisht, nuk do të ketë më nevojë që gra si Adjaratou Kinda të mësojnë se është tepër vonë.
XS
SM
MD
LG