Lidhje

Meb Keflizighi fitues i Maratonës së Bostonit


Amerikani me origjinë nga Eritrea Meb Keflizighi doli fitues i garës për meshkuj në Maratonën e Bostonit, duke u bërë amerikani i parë në tre dekada që e siguron këtë titull. Maratona e Bostonit është një garë prej 42 kilometrash, që zhvillohet çdo vit. Meb Keflizighi e përshkoi këto distance në 2 orë, 8 minuta e 37 sekonda. Ai ka qenë kampion i maratonës së qytetit të New Yorkut dhe ka marrë medalje në Lojërat Olimpike. Ai u pasua nga keniani Wilson Chebet, 11 sekonda më vonë.

Garën për femra e fitoi për herë të tretë, Rita Jeptoo, nga Kenia. Ajo këtë herë shënoi rekord, duke e përshkruar distancën në 2 orë, 8 minuta e 57 sekonda. Ethiopianja Buzunesh Deba doli në vend të dytë, vetëm një minutë më vonë.

Maratona u zhvillua një vit pasi një sulm me bomba pranë vijës së finishit prishi një nga ngjarjet më prestigjioze të garave të vrapit. Këtë vit në maratonë po marrin pjesë një numër edhe më i madh njerëzish se sa zakonisht, janë regjistruar rreth 36 mijë vetë. Vitin e kaluar numri i pjesëmarrësve ishte 27 mijë vetë.

Organizatorët i shtuan masat e sigurisë. Përgjatë rrugës ku zhvillohet gara janë vendosur kamera, si dhe mijëra police e qindra trupa të Gardës Kombëtare.

Disa mijëra vrapues që e filluan garën e vitit të kaluar, por që nuk patën mundësi ta përfundojnë atë, u ftuan të marrin pjesë përsëri këtë vit.

Dy bombat shpërthyen vitin e kaluar, pranë vijës së finishit, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 260 të tjerë.

Autoritetet fajësuan vëllezërit çeçenë Tamerlan and Dzhokhar Tsarnaev për sulmin. Tamerlan u vra gjatë operacinit për kapjen e tij, në një shkëmbim zjarri me policinë, ndërsa Dzhokhar u arrestua në periferi të Bostonit. Ai pritet të dalë në gjyq në nëntor, ku do të përballet me akuza, që mund të çojnë në dënimin e tij me vdekje, në se shpallet fajtor.
XS
SM
MD
LG