Lidhje

Dieta dhe autizmi


Sëmundja neurologjike e autizmit, shoqërohet me dhunti të veçanta, por edhe me sfida të shumta. Disa njerëzve, autizmi u jep aftësi të pazakonta në linguistikë ose matematikë. Por individët e prekur nga autizmi, ndjejnë vështirësi në rrethe shoqërore, e kanë të vështirë të zënë miq, ose nuk pëlqejnë ndryshime në rutinën e tyre. Gjatë 50 viteve të fundit, numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm është shumëfishuar. Për të mësuar arsyen, disa shkencëtarë janë duke u fokusuar në një lidhje të habitshme mes sjelljes dhe shëndetit fizik. Në mënyrë të veçantë, shëndeti i sistemit të tretjes - sidomos tek një organizëm një-qelizor që ka evoluar brenda zorrëve të njeriut.


Studentët në shkollën Temple Grandin në Boulder të Kolorados janë adoleshentë tipikë. Ata janë gjithashtu autistë. Studenti Parker thotë se autizmi ka disa të mira.

“Një proces interesant mendimi dhe zgjidhje të problemit. Pra, mënyra krijuese për të zgjidhur problemet, krahasuar me një person mesatar që mund të sjellë mënyra bazë për të zgjidhur problemet.”

Dobësitë përfshijnë shqetësime në stomak dhe ankth.

“Nga ana sociale është e vështirë të flasësh me njerëzit në përgjithësi.”

Parker thotë se ndryshimi i dietës i përmirësoi shëndetin dhe humorin.

"Ndihem më mirë, me humor më të mirë dhe nuk kundërshtoj aq shumë.”

Një numër gjithnjë e më i madh kërkimesh provojnë se kjo teori mund të ketë diçka premtuese. Shkencëtari i Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, Sarkis Mazmanian thotë se dieta që hanë njerëzit ndikon tek trliona bakterie të mira që jetojnë brenda sistemit tretës, përfshi edhe baktrien “Backteroides fragilis”.

“Backteroides fragilis” përmirësojnë sjelljet që vijnë nga ankthi. Ato përmirësojnë gjithashtu komunikimin.”

Zoti Mazmanian thotë se kur këto mikrobe iu dhanë minjëve autistë, ato eleminuan ankthin tek ta. Ai thotë se një zbulim i tillë ka ndikime të mëdha tek njerëzit.

“Ndoshta autizmi nuk është thjesht sëmundje neurologjike. Ndoshta çështja ka të bëjë me ssistemin tretës që kontribuon në sjelljet autiste dhe në se i shërojmë simptomat gastrointestinale, kjo mund të përmirësojë sjelljen. ”

Në universitetin e Arizonës , Rosa Krajmalnik-Brown ka zbuluar prova të ngjashme në kërkimet e saj për autizmin.

"Shumica e njerëzve që kanë bërë kërkime për mikrobet në zorrët e fëmijëve me autizëm, kanë kërkuar për patogjenë. Ne nuk ishim në kërkim të patogjeneve. Ne kërkuam të shihnim nëse këta fëmijë kishin mungesa të mikrobeve të mira. Dhe kjo është ajo që kemi gjetur.”

Laboratori i saj ka dokumentuar se fëmijët me autizëm kanë prirje që të ketë më pak llojshmëri të mikrobeve në zorrë sesa një fëmijë tipik. Kolegët e saj dyshojnë se praktikat moderne, përfshi ushqimet e përpunuara dhe përdorimi i tepruar i antibiotikëve mund të jetë shkaku.

"Një nga dallimet kryesore në historitë mjekësore të fëmijëve me autizëm është se ata kanë marrë dy deri në tre herë më shumë antibiotikë sesa një fëmijë normal."


Të gjithë këta studiues bien dakord se duhet shumë më tepër punë për zgjidhjen e enigmës që lidh ssistemin tretës, mikrobet dhe autizmin. Por ata besojnë se janë në një rrugë premtuese dhe se zbulimet e tyre mund të ndihmojë me çrregullime të tjera të sjelljes, përfshirë depresionin dhe skizofreninë.

XS
SM
MD
LG