Lidhje

Legjislatura në Dakotën e Veriut


Dakota e Veriut është një nga katër shtete amerikane me një legjislaturë që mblidhet vetëm një herë në çdo dy vjet. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, bumi i energjisë në perëndim të këtij shteti - dhe çdo gjë që vjen me të - po sfidon aftësinë e qeverisë për t'iu përgjigjur me shpejtësi ndryshimit të peizazhit mjedisor dhe ekonomik.

Një bollëk i vendeve të punës që erdhi nga nxjerrja e naftës në atë që njihet si “Formacioni Kodër” ka sjell shtimin e popullësisë në Williston, të Dakotës Veriore, një qytet në qendër të bumit të naftës.

Ky shtim ka detyruar qeveritë shtetërore dhe lokale të plotësojnë me emergjencë kërkesat, përfshi ato për shkollat publike.

Inspektorja Viola LaFontaine thotë se po përballet me një fluks të nxënësve të rinj me një buxhet të që nuk e parashikonte këtë rritje.

“Në se më vijnë 300 fëmijë të tjerë këtë vit, nuk paguhem për ta deri vitin tjetër. Ka një hendek prej një viti kur kompensohesh për nxënësit e rinj. Pra më duhet të gjej fonde për të mbështetur nxënësit që kanë ardhur.”

Një mënyrë për të zgjidhur cështjen e fondeve do të ishte përmes legjislaturës së shtetit të Dakotës së Veriut që takohet në kryeqytetin Bismarck.

Por shumicën e ditëve të vitit…kjo është pamja që gjen në dhomën e përfaqësuesve të Dakotës së Veriut: bosh dhe qetësi.

Ligjvënësit takohen vetëm një here në dy vjet, për një session legjislativ prej 80 ditësh.

“Ka një numër cështjesh të infrastrukturës që kërkojnë zgjidhje më të shpejtë sesa cdo dy vjet.”

Dean Bangsund, një shkencëtar në Universitetin shtetëror të Dakotës së Veriut thekson se ndërsa ndryshon teknologjia e shpimit të naftës, dhe hapen më shumë puse, ndryshon edhe situata e zhvillimit të kësaj industrie.

“Sa herë që mblidhet legjislatura, kemi një histori të re për të treguar.”

“Cështje të rëndësishme që dalin nuk mund të zgjidhen derisa të fillojë sesioni i legjislaturës.”

Jay Buringrud është drejtor i Shërbimit Ligjor për Legjislaturën Shtetërore të Dakotës Veriore. Ai thotë se shteti e plotëson hendekun mes takimeve duke i dhënë më shumë autoritet komisioneve legjislative dhe guvernatorit të shtetit.

“Ka komisione që punojnë për këto cështje në zhvillimin e energjisë, ndikimin e saj dhe guvernatori punon gjithashtu për cështje që dalim mes sesioneve legjislative.”

Më pare këtë vit, ligjvënësit e parties demokratike në legjislaturën e kontrolluar nga republikanët kërkuan të zgjidhin disa nga këto sfida. Ata i bën thirrje guvernatorit Jack Dalrymple të zhvillojë një session të posacëm legjislativ për të zgjidhur cështjet e fondeve që lidhen me zhvillimin e industrisë së naftës. Kërkesa e tyre u refuzua.

“Në se e shikon situatën në tërësi, shteti po përgjigjet, por shumë njerëz mendojnë se shteti nuk po përgjigje sa duhet.”

Inspektorja e shkollës Viola LaFontaine është një nga këtë njerëz.

“Ndoshta duhet të mbajnë sesione më të gjata. Disa mendojnë se legjislatura duhet të mblidhet cdo vit. Unë mendoj se ata duhet të marrin vendime më të mira! Dhe të ndihmojnë perëndimin e Dakotës së Veriut.”

Zonja LaFontaine do të duhet të presë deri në janar të vitit 2015 të marr ndihmën që kërkon. Atëherë është caktuar takimi i radhës së legjislaturës së Dakotës së Veriut.

XS
SM
MD
LG