Lidhje

Mbërrijnë në Holandë trupat e viktimave


Dy avionë ushtarakë me trupat e disa prej viktimave të goditjes së avionit malajzian në Ukrainën Lindore, mbërritën në Hollandë, ku qytetarët po mbajnë një zi kombëtare.

Avionët hollandezë dhe australianë u ulën sot në bazën ajrore Eindhoven, ku figurat më të larta të vendit ishin mbledhur në pistë. Qytetarët kishin sjellë lule për të shprehur dhimbjen dhe ngushëllimin e tyre dhe flamujt ishin në gjysmë shtizë.

Trupat do të dërgohen pranë qytetit Hilversum për të filluar procesi e identifikimit.

Të 298 personat në bord të avionit humbën jetën, shumica hollandezë. Zyrtarët amerikanë thonë se ka shumë mundësi që avioni të jetë goditur nga separatistët pro-rusë me një raketë ruse tokë-ajër. Ata thonë se kryengritësit mund ta kenë goditur avionin gabimisht.

Ndërkohë, ministria e mbrojtjes ukrainase thotë se dy nga avionët e saj luftarakë, janë goditur dhe rrëzuar në Ukrainën Lindore.

Nuk dihet ende fati i pilotëve.

XS
SM
MD
LG