Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 25 korrik?


Arch of Constantin
Arch of Constantin

306 - Konstandini shpallet perandor nga legjionet e tij - praktikë e zakonëshme e shpalljes së perandorëve të Romës ku legjionet gjithashtu rrëzonin perandorë; 9 vjet më vonë, më 315, Harku i Konstandinit përfundon pranë Koloseut për të përkujtuar fitoren e tij në betejën e Urës Milvian më 312, betejë e cila i hapi udhën shtrirjes së krishtërimit në Evropë; Në vitin 1261, qyteti i Konstandinit (Konstandinopojë) rimerret nga forcat e perandorisë Nikean nën komandën e Aleks Strategut - kjo ditë shënon edhe ri-krijimin apo ribashkimin e Perandorisë Bizantine, e cila ishte shpërbërë nga kryqtarët e Papës së Romës në fillim të viteve 1200 duke krijuar Despotatin e Epirit dhe perandoritë Nikea, dhe Trebizond.

1456 - Beteja e Molinellas, Itali: Historianët nuk pajtohen se kush fitoi betejën, por është e sigurt se Firences iu desh të braktisë planet për të pushtuar Milanon. Beteja shihet historikisht e rëndësishme sepse për herë të parë artileri dhe armë të zjarrit u përdorën intensivisht në një luftë.

1593 - Henry IV i Francës konvertohet publikisht nga protestantizmi në katolicizëm. Henri ishte monarku i parë francez i Shtëpisë së Bourbonëve. Konsideruar si uzurpator nga katolikët dhe tradhtar nga protestantët, Henry urrehej nga popullata dhe i shpëtoi të paktën 12 tentativave për vrasje.

1609 - Anija angleze Sea Venture gjatë rrugës për në Virxhinia të Amerikës, ndeshet me stuhi të fuqishme, dhe detyrohet të ndalet në një ishull për të shpëtuar nga mbytja - udhëtarët mbetën në ishull, duke formuar një koloni të re, Bermudën.

1788 - Wolfgang Amadeus Mozart përfundon Simfoninë e tij numër 40 në G minor - por nuk arriti ta dëgjojë të interpretuar. Sipas disa biografëve Mozart i shkroi simfonitë 39, 40 dhe 41 për t'u interpretuar pas vdekjes, ose si "apel për përjetësi".

1792 – Kanada - Manifesti i Hakmarrjes; banorët në Brunswick paralajmërojnë banorët e Parisit se do të hakmerren nëse Familja mbretërore franceze pëson gjë.

1861 - Lufta Civile Amerikane: Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton Rezolutën Crittenden-Johnson, duke deklaruar se lufta po zhvillohej për të ruajtur Bashkimin dhe jo për t'i dhënë fund skllavërisë.

1940 - Lufta e Dytë Botërore: General zviceran Henri Guisan urdhëron ushtrinë për t'i rezistuar pushtimit gjerman – ai shpalli se çdo dorëzim është i paligjshëm. Më 1942, Manifesti Norvegjez bën thirrje për rezistencë paqësore ndaj nazistëve. Më 1943, Benito Mussolini shkarkohet nga detyra si kreu i Këshilli të Lartë italian dhe zevendësohet nga Pietro Badoglio. Më 1944 - një nga ditët më të përgjakshme për ushtrinë kanadeze - 1000 robër e të plagosur, dhe 500 të vrarë.

1946 - Operacioni Udhëkryq: Bomba e parë provë atomike amerikane shpërthen nënujë pranë ishullit Bikini, në Paqësor.

1956 - Fëmija i parë në epruvetë (test-tube) në botë, Louise Joy Brown, lindi në Lancashire, Angli.

1961 - Në një fjalim presidenti amerikan John F. Kennedy thekson se çdo sulm ndaj Berlinit është sulm ndaj NATO-s.

1969 - Fillimi i "vietnamizimit" të luftës; Presidenti amerikan Richard Nixon shpall doktrinën e tij, duke deklaruar, se Shtetet e Bashkuara presin që aleatët aziatikë të kujdesen vetë për mbrojtjen e tyre.

1984 - Kozmonautja sovjetike Svetlana Savitskaya bëhet gruaja e parë që ecën në hapësirë.

2010 - WikiLeaks publikon dokumente sekrete mbi luftën në Afganistan - një nga nxjerrjet më të mëdha të informatave në historinë ushtarake të SHBA-së.

Mendim i ditës
"Ambicia kryesore e një skllavi nuk është liria, por që të ketë një skllav për vete."
Richard Francis Burton

XS
SM
MD
LG