Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 27 korrik?


Sir Walter Raleigh
Sir Walter Raleigh

1586 - Sir Walter Raleigh sjell duhanin e parë në Angli nga Virxhinia. Pas revolucionit industrial, duhani u popullarizua gjithnjë e më shumë - prodhimi në formë cigaresh solli rritje të pashembullt të përdorimit - deri në shpalljen e rezultateve shkencore në mesin e viteve 1900 mbi dëmin që sjell duhani për shëndetin.

1789 - Themelohet agjencia e parë e qeverisë federale të SHBA-së, Departamenti i Punëve të Jashtme. Agjencia më vonë u quajt Departament i Shtetit. Sekretari i parë në këtë detyrë, ishte John Jay, jurist e diplomat nga Nju Jorku.

1794 - Arrestohet Maximilien Robespierre; zyrtar gjatë Revolucionit francez dhe një nga arkitektët kryesorë të Mbretërimit të Terrorit - historianët thonë se ai nxiti ekzekutimin e më shumë se 17-mijë "armiqve të Revolucionit". Kur mori lajmin se Konventa Kombëtare e kishte deklaruar të jashtligjshëm, Robespierr u përpoq të kryente vetëvrasje, por mbeti i plagosur. Ditën tjetër, (28 korrik) Robespierr dhe 21 aleatë të tij u ekzekutuan në gijotinë.

1890 - Vincent van Gogh qëllon veten dhe vdes dy ditë më vonë.Van Gogh është konsideruar piktori më i madh holandez pas Rembrandtit, edhe pse mbeti i varfër dhe i panjohur gjatë gjithë jetës së tij. Van Gogh vdiq në Francë më 29 korrik 1890, në moshën 37 vjeçare, nga plaga që i shkaktoi vetes me armë zjarri.

1921 - Shkencëtarët në Universitetin e Torontos të kryesuar nga biokimisti Frederick Banting vërtetojnë se hormoni insulinë rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

1953 - Marrëveshje armëpushimi që i dha fund Luftës Koreane u nënshkrua në Panmunjon. Lufta zgjati 3 vjet e 32 ditë. Negociatat për armëpushim midis Koresë së Veriut dhe delegatëve të SHBA (që përfaqësonin Korenë e Jugut) zgjatën 1 vit e 17 ditë.

1984 – Vdiq në Lousanne të Zvicrës anglezi James Mason (75 vjeç) – aktor i respektuar i theatrit dhe filmit, i njohur edhe për rolin e spiunit shqiptar në shërbim të nazistëve Iliaz Bazna, në filmin 5 Fingers (1951), me skenar bazuar ne librin "Operation Cicero".

Mendim i ditës
"Nëse me të vërtetë e do natyrën, do të gjesh bukuri kudo."
Vincent van Gogh

XS
SM
MD
LG