Lidhje

Rusia, sanksionet shkatërrimtare dhe të pamenduara


Rusia po reagon ashpër ndaj sanksioneve të reja që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po vendosin pas ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë.

Ministria e Jashtme ruse i quajti masat që vënë në shënjestër sektorët e energjisë, mbrojtjes, teknologjisë dhe financave “shkatërrimtare dhe të pamenduara”. Po ashtu Ministria e Jashtme ruse shtoi se Uashingtoni po sillet në “një mënyrë arrogante dhe penalizuese” gjë që do t’i “acaronte edhe më tej marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”.

Sanksionet e reja, më të ashprat ndaj Rusisë që nga Lufta e Ftohtë, synojnë dobësimin e mëtejshëm të ekonomisë ruse, që po shkon drejt recesionit. Zyrtarët amerikanë thonë se vala e fundit e kufizimeve mund të prekë 30 për qind të sektorit bankar të Rusisë dhe sanksione të tjera që godasin eksportet dhe bizneset me kompanitë ruse.

XS
SM
MD
LG