Lidhje

Braho: Dorëheqje e Këshillit të BSH


Në Shqipëri, kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, tha sot se përgjegjësia kryesore mbi vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, bie sipas tij mbi Këshillin Mbikqyrës. Zoti Braho ju drejtua me një thirrje anëtarëve të Këshillit që të japin dorëheqjen. Ndërkohë aktivistë të shoqërisë civie vazhdojnë të mbledhin firma në mbështetje të peticionit për shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani.
Dy javë më parë ishte kryetari i komisioni parlamentar i Ekonomisë Erion Brace i cili thirri, pak ditë pas zbulimit të vjedhjes disa milion dollarëshe në Bankën e Shqipërisë, guvernatorin Ardian Fullani për të dhënë shpjegime. Deri në atë moment përmasat e ngjarjes ishin ende të kufizuara nga një informacion i pakët dhe i kontrolluar nga vetë Banka. Sot për këtë cështje foli kryetari i Komisionit të sigurisë Spartak Braho, sipas të cilit përgjegjësia kryesore ishte e Këshillit mbikqyrës. Ky këshill përbëhet nga 9 anëtarë të zgjedhur nga parlamenti e qeveria. Vetëm njëri zgjidhet nga vetë Këshilli, ndërsa prej disa muajsh, dy vende janë vakante.
Sipas zotit Braho, këshilli, si “strukturë kryesore drejtuese dhe menaxhuese e Bankës së Shtetit e ngarkuar për këtë qëllim me ligj, ndonëse e kompozuar me personalitete të nderuara të fushës financiare, çuditërisht duket se ka vegjetuar, nuk ka qënë kërkuese, kontrolluese dhe efiçente”.
Zoti Braho foli për përgjegjësi deri më tani morale, politike dhe institucionale të anëtarëve të Këshillit, ku bën pjesë dhe guvernatori Fullani, ndaj të cilit ka një opinion në rritje që kërkon prej ditësh largimin nga kjo detyrë. Qëndrimi i zotit Braho nuk ishte fort i qartë. Në deklaratën e tij ai i bëri thirrje për dorëheqje vetëm tre nga 7 anëtarëve aktual të Këshillit. Më pas, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, lidhur me guvernatorin, i cili sipas tij ndodhej përpara një gjëme të madhe, zoti Braho tha se “dorëheqja është çështje personale e Fullanit. Pezullimi dhe shkarkimi kanë procedurat e tyre”.
Braho, fajetor, keshilli mbikqyres i BSH
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00
Më tej, ai e riformuloi pozicionin e tij duke saktësuar: “Unë ju drejtohem të 7 anëtarëve të Bordit Drejtues të Këshillit Drejtues të japin dorëheqjen. Në këta 7 është pjesë edhe Fullani”.
Ngjarja në Bankën e Shqipërisë është vënë në qendër të opinionit publik. Aktivistë të shoqërisë civile, prej disa ditësh kanë nisur mbledhjen e firmave në mbështetje të një peticioni që kërkon largimin e zotit Fullani nga detyra. Prokuroria ndërkohë po vazhdon hetimet. Cdo ditë po dalin në dritë, detaje të reja që dëshmojnë mosfunksionimin e një zinxhiri struturash të vetë Bankës, të cilat bënë të mundur një vjedhje që vazhdonte prej afër 4 vitesh. Deri më tani të paktën 10 persona, nga të cilët 9 punonjës të Bankës, përfshirë dhe Drejtorin e Emisionit, janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG