Lidhje

Rusia: Po dërgojmë një autokolonë me ndihma në Ukrainë


Rusia thotë se po dërgon një autokolonë civile me ndihma humanitare në zonat e shkatërruara të konfliktit në Ukrainën lindore në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Por kjo agjenci e ndihmave, në një deklaratë të lëshuar dje, tha se nuk ka marrëveshje për pjesëmarrjen ruse dhe tha se "do duhet të sqaroheshin disa hollësi praktike" para realizimit të një misioni tillë të dërgimit të ndihmave në Ukrainën lindore.

Mijëra njerëz në zonat rusisht-folëse të Ukrainës lindore njoftohet se po ndeshen me mungesa të ujit, ndihmës mjekësore dhe energjisë elektrike, ndërkohë që forcat ukrainase po luftojnë kundër separatistëve pro-rusë të cilët po përpiqen të krijojnë një rajon autonom në afërsi të kufirit rus.

Më parë të hënën, Presidenti amerikan Barak Obama dhe homologu i tij ukrainas Petro Poroshenko folën me telefon dhe ranë dakord që çdo prani ruse në Ukrainë pa pëlqimin e Kievit do të ishte shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Në faqen e internetit të Presidentit të Ukrainës më vonë thuhej se një projekt për misionin e dërgimit të ndihmave bën thirrje për pjesëmarrje nga Bashkimi Evropian, Rusia, Gjermania dhe "partnerët e tjerë".

XS
SM
MD
LG