Lidhje

Evropa shton ndihmën për refugjatët e bllokuar irakianë


Evropa po shton ndihmën për mijëra irakianë që përpiqen t'u shpëtojnë masakrave të militantëve të shtetit islamik në Irakun verior.

Britania dhe Franca hodhën sot ujë, ushqime dhe llampa me energji diellore në Malin Sinjar për të ndihmuar refugjatët e komunitetit Yazidi dhe pakicat e tjera fetare të bllokuar në majë të malit. Britania thotë se po dërgon rreth 7 milionë dollarë ndihma në Irakun e veriut dhe po aktivizon aeroplanë të tipit Tornado për të vëzhguar më mirë gjendjen në terren.

Gjermania planifikon të dërgojë automjete, dylbi për të parë natën dhe detektorë bombash, ndërsa Bashkimi Evropian ka premtuar 7 milion dollarë ndihma. Por shefja e BE-së për ndihmat humanitare, Kristlina Georgieva, paralajmëroi se shpëtimi i njerëzve të bllokuar në majë të malit është "më tepër problem aksesi se sa problem parash."

Me ndihmën e forcave kurde në rajon, më shumë se 20.000 refugjatë kanë arritur të ikin nga mali Sinjar ditët e fundit, por mijëra të tjerë janë ende atje, me shumë pak ujë dhe ushqim.

XS
SM
MD
LG