Lidhje

Ekonomia e eurozonës, në vend numëro


Ekonomia në eurozonën me 18 vende anëtare ka ngecur.

Pas një viti me rritje të dobët, Bashkimi Evropian tha sot se gjendja ekonomike e vendeve që përdorin Euron, ka mbetur në vend në periudhën prill-qershor.

Tre ekonomitë më të mëdha të BE-së nuk arritën të shënojnë rritje. Gjermania dhe Italia pësuan një rënie prej 0.2 për qind, ndërsa ekonomia franceze nuk pati asnjë lëvizje.

Eurozona është ekonomia më e madhe e botës e përbërë nga bashkimi i disa vendeve. Por ajo përballet me papunësi, rritje çmimesh për konsumatorët që është më pak se çereku i përqindjes së inflacionit që kërkon Banka Qendrore Evropiane, si edhe trazirat në kufijtë e saj nga ndërhyrja ruse në Ukrainën Lindore.

XS
SM
MD
LG