Lidhje

Guvernatori i Teksasit, Perry paditet për abuzim pushteti


Ndaj guvernatorit të Teksas-it, Rick Perry është ngritur padi për abuzim me pushtetin. Zoti Perry akuzohet se ka kërcënuar t’i verë veton financimit të një zyre qeveritare që merret me çështjet e korrupsionit. Zyra është në varësinë e prokurores së Teksasit dhe sipas akuzës, guvernatori ishte përpjekur që prokurorja të jepte dorëheqjen.

Vitin e kaluar, guvernatori Rick Perry deklaroi se do t’i vinte veton një fondi prej 7.5 milionë dollarësh për financimin e zyrës për integritetin publik në varësinë e prokurores së distriktit Travis, Rosemary Lehmberg, nëse prokurorja nuk jepte dorëheqjen. Lehmberg ishte arrestuar sepse ishte duke e ngarë makinën nën influencën e alkoholit. Zonja Lehmberg është demokrate me ndikim, ndërsa zoti Perry është republikan.

Më vonë, zoti Perry e vuri në jetë kërcënimin, duke thënë se nuk e mbështeste dot një financim për zyrën në fjalë, në një kohë kur prokurorja që mbikqyrte këtë zyrë kishte humbur besimin e publikut.

Një gjykatë e posaçme e kryeqytetit të Teksasit, Austin, ngriti akuza ndaj zoti Perry për abuzim me pushtetin. Perry është guvernator i Texasit prej 14 vjetësh, më shumë se çdo guvernator tjetër në historinë e këtij shteti.

XS
SM
MD
LG