Lidhje

Armëpushim në Lindjen e Mesme


Izraeli dhe palestinezët kanë rënë dakord për një të armëpushim të ri "të pakufizuar" në Gazë pas 50 ditë luftimesh në këtë enklavë të Mesdheut të administruar nga militantët e Hamasit.

Armëpushimi hyri në fuqi sonte. Egjipti ndërmjetësoi një marrëveshje në të cilën Izraeli thotë se do të lehtësojë bllokadën e Gazës për të lejuar hyrjen e ndihmës humanitare dhe materialeve të ndërtimit për rivendosjen e normalitetit në këtë territor të shkatërruar nga lufta.

Si pjesë e marrëveshjes, palët ndërluftuese ranë dakord të fillojnë bisedimet brenda një muaji për çështje të diskutueshme, duke përfshirë kërkesën e Izraelit që Hamasi të çarmatoset dhe thirrjen palestineze për t'i dhënë fund bllokadës dhe për të hapur një port dhe një aeroport.

Armëpushimi mund t'u japë fund luftimeve që filluan më 8 korrik. Më shumë se 2.100 palestinezë janë vrarë, shumica e tyre civilë, ndërsa Izraeli ka pësuar 68 viktima, shumica ushtarë dhe katër civilë.

XS
SM
MD
LG