Lidhje

Juncker prezanton ekipin e ri


Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka prezantuar ekipin e tij për vitet 2014-2019. Në komentet sot për gazetarët në Bruksel, zoti Juncker tha se pas vështirësive ekonomike dhe reformave të vështira prej disa vitesh, evropianët presin një ekonomi funksionale, treg të qëndrueshëm pune, mbrojtje më të madhe sociale, kufij më të mbrojtur, siguri energjetike dhe mundësi dixhitale.

Në ekipin e presidentit të ardhshëm, Britania dhe Franca siguruan poste të rëndësishme me britanikun Jonathan Hill si komisioner për financat dhe francezin Pierre Moscovici si komisioner për çështjet ekonomike.

Ekipi përfshin pesë ish-kryeministra, katër zëvendës kryeministra dhe 19 ish-ministra. Ndër to ka 9 gra dhe 19 burra.

XS
SM
MD
LG