Lidhje

I pritet koka pengut francez


Franca konfirmoi se një nga qytetarët e saj ishte ekzekutuar me prerje koke këtë javë nga një grup ekstremist algjerian i lidhur me grupin Shteti Islamik.

Një video u bë publike sot nga grupi “Ushtarët e Kalifatit” duke mbajtur kokën e 55 vjeçarit Herve Gourdel, që ishte rrëmbyer të dielën ndërsa bënte alpinizëm me disa miq në një zonë malore të Algjerisë.

Presidenti francez Francois Hollande e dënoi vrasjen si “mizore dhe burracake”.

Grupi kishte kërcënuar se do ta vriste Gourdelin si përgjigje ndaj pjesëmarrjes së Francës në bombardimet kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik në Irak.

Presidenti francez që po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, premtoi se Franca do të vazhdojë të luftojë islamistët ekstremistë në Irak.

XS
SM
MD
LG