Lidhje

Poroshenko: Ukraina drejt Bashkimit Evropian


Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko thotë se vendi i tij do të paraqesë kërkesë për antarësim në Bashkimin Evropian në 2020, në kuadër të një plani më të gjerë për reforma ekonomike dhe sociale.
Zoti Poroshenko tha se këto reforma do ta përgatisin Ukrainën për kërkesën e antarësimit. Ambicjet e Ukrainës për aderim në BE dhe kundërshtimi i Rusisë ndaj këtyre ambicjeve, u bënë shkak për protestat e vitit të kaluar që çuan në rrëzimin e ish-presidentit Viktor Yanukovich dhe aneksimin e gadishullit të Krimesë nga Rusia. Në komentet para Asamblesë së Përgjithshme të OKB, kryeministri i vendit Arseni Yatseniuk i bëri thirrje Perëndimit të mbajë në fuqi sanksionet kundër Rusisë, deri sa Kievi të rimarrë nën kontroll gjithë terrotorin ukrainas.

XS
SM
MD
LG