Lidhje

Virusi i rrugëve të frymëmarrjes shkaktar i katër vdekjeve në ShBA


Autoritetet amerikane të shëndetit publik thonë se të paktën katër vetë kanë vdekur nga një virus i sistemit të frymarrjes që është shfaqur në vend.

Zyrtarë të Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve thanë dje se nuk është e qartë se çfarë roli kishte luajtur patogjeni i quajtur Entero-virus 68 në vdekjen e pacientëve, përfshirë një vajzë 10 vjeçare e cila vdiq javën e kaluar në shtetin Rhode Island.

Sipas Qendrës të paktën 500 vetë në 42 shtete dhe në kryeqytetin e vendit janë infektuar, shumë prej tyre fëmijë. Ky është një virus i zakontë, por sipas specialistëve këtë vit rastet e infektimit kanë qenë më të shumta.

Virusi shkakton temperaturë, kollë dhe simptoma të tjera dhe mund të shoqërohet me probleme të frymarrjes, sidomos ndër persona që vuajnë nga astma.

XS
SM
MD
LG