Lidhje

Wilson: Putin kërcënim për sigurinë e Evropës


Damon Wilson thotë se Samiti i Natos në Uells kishte për qëllim t’i jepte kredibilitet nenit 5 dhe të tregonte angazhimin e Aleancës ndaj vendeve anëtare. Por, ai thotë se samiti gjithashtu tregoi kufizimet e NATO-s për të ndihmuar vendet jo-anëtare si Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia.

Wilson: Putin kërcënim për sigurinë e Evropës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:23 0:00

“Pra, ne po hyjmë në një periudhë të rrezikshme, në të cilën pa dashje ne mund t’i hapim portën shtrirjes së ndikimit rus dhe krijimit të një paqartësie në këtë zonë. Ne duhet ta shmangim këtë sepse kjo mund të ketë ndikim në sigurinë e NATO-s”.

Zoti Wilson nuk mendon se Rusia do të sfidojë nenin 5 të NATO-s duke dërguar tanke në shtetet baltike në një të ardhme të afërt. Megjithatë, ai thotë se presidenti rus Vladimir Putin mund të zbatojë taktikat hibride që ka përdorur në Ukrainë kundër vendeve baltike për të dobësuar fuqinë e nenit 5 të NATO-s. Zoti Wilson thotë se duke përdorur taktika të ndryshme kërcënuese, Rusia do të përpiqet të frikësojë vendet anëtare të NATOS-së pranë kufirit të saj dhe të dëmtojë solidaritetin e aleatëve ndaj nenit 5.

“Prandaj, Kremlini po mbështet partitë e ekstremit të djathtë në Evropën Perëndimore të cilat kundërshtojnë BE-në dhe po mbështet projekte investimi në fushën e energjisë në Ballkan si Korridori i Jugut. Këto janë projekte politike dhe gjeopolitike të Rusisë që kanë për synim manipulimin e elitave politike të vendeve dhe dobësimin e aftësisë së vendimmarrjes brenda NATO-s dhe BE-së”.

Analisti Damon Wilson thotë se Presidenti rus Vladimir paraqet një kërcënim të madh për interesat e Shteteve të Bashkuara dhe aleancës perëndimore duke sfiduar vlerat dhe sigurinë e Evropës. Prandaj, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të krijojnë një strategji gjithpërfshirëse për të frenuar Putinin dhe për të avancuar interesat perëndimore, thotë nënpresidenti i Këshillit Atlantik.

XS
SM
MD
LG