Lidhje

Teksas, keqësohet gjendja e pacientit me ebola


Një zyrtar i lartë amerikan i shëndetësisë tha se pacienti në shtetin e Teksasit që u infektua me ebolën në Liberi po lufton për jetën në një spital të Dallasit.

Dr. Thomas Frieden me Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve i tha rrjetit CNN se gjetja e të gjithë personave që kanë qënë në kontakt me Thomas Eric Duncan do të ndihmojë në ndalimin e gjurmëve të ebolës.

Ai tha se kjo është arsyeja që ai ka besim se nuk do të ketë një shpërthim të sëmundjes në Shtetet e Bashkuara. Por ai shtoi se autoritetet amerikane janë thellësisht të shqetësuara me atë që po ndodh në Afrikën Perendimore ku ai tha se sa më gjatë të zgjasë epidemia, aq më të mëdha janë shanset për t’u përhapur në vende të tjera.

Gjendja e Duncanit u keqësua të shtunën nga serioze në kritike. Ai u diagnostikua me ebola katër ditë pasi mbërriti në Shtetet e Bashkuara më 20 shtator nga Liberia.

XS
SM
MD
LG