Lidhje

Luftimet në Kobani


Luftëtarët e Shtetit Islamik po përparojnë drej qytetit kufitar sirian të Kobanit, dhe Departamenti amerikan i Shtetit thotë se vetëm sulmet ajrore nuk janë të mjaftueshme për të mposhtur militantët.

Ndërsa beteja e përgjakshme për Kobanin vazhdon, forcat amerikane kanë ndërmar disa sulme ajrore - 11 në dy ditët e fundit - për të ndihmuar luftëtarët kurd të sprapsin militantët e Shtetit Islamik. Kryetari i rajonit të Kobanit, Anwar Moslem i tha Zërit të Amerikës se sulmet ajrore kanë dhënë rezultate pozitive.

Ai thotë se në se koalicioni vazhdon sulmet me këtë intensitet, ato mund të ndalin militantët e Shtetit Islamik nga qytetet fqinje për t'u bashkuar në luftimet për Kobanin.

Zëdhënësi i Pentagonit, admirali John Kirby thotë se forca ajrore e koalicionit ka limitet e saj.

"Vetëm sulmet ajrore nuk do të rregullojnë situatën, nuk do të shpëtojnë qytetin e Kobanit".

Dhe ndyshe nga përpjekjet e ndihmave humanitare në malin Sinjar të Irakut dhe qytetin Amerli, zoti Kirby thotë se për Kobanin nuk ka ende ndihma.

"Nuk jam në dijeni të ndonjë plani për mision humanitar në Kobani. Shumë nga banorët tashmë janë larguar".

Zoti Moslem megjithatë tha se mijëra gra, fëmijë dhe të moshuar vazhdojnë të jenë në Kobani dhe kanë nevojë për ndihmë. Kirby thotë se koalicioni do të vazhdojë të sulmojë objektiva të Shtetit Islamik atje, por ai theksoi se synimi i sulmeve ajrore në Siri është të dëmtojnë aftësitë e grupit për të patur kontroll në Siri, Irak dhe gjetkë.

"Nuk bëhet fjalë vetëm për Kobanin. I keni parë që përpiqen të rimarin apo të kontrollojnë pronvincën Anbar. Ne besojmë se ata kanë në kontroll pjesën më të madhe të qyteti Hit tani që nuk është larg nga Falluxha dhe Ramadi. Dhe Falluxha dhe Ramadi nuk janë shumë larg nga Bagdati".

Zoti Kirby thotë se "durimi strategjik" është i nevojshëm në këtë betejë të gjatë kundër militantëve të Shtetit Islamike. Zyrtarët thonë se shpresojnë që koalicioni do të ndërmarr më shumë veprime ofensive tokësore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri pasi të fillojë trajnimi i rebelëve të moderuar sirianë në Arabinë Saudite, por kjo është disa muaj larg.

XS
SM
MD
LG