Lidhje

Intensifikohen luftimet në qytetin kurd Kobani


Luftëtarët kurdë në kufirin siriano-turk luftuan me dëshpërim të shtunën për të mbrojtur qytetin Kobani nga një sulm i ekstremistëve të Shtetit Islamik ndërsa avionët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara bombarduan objektiva brenda dhe përreth qytetit.

Ndërsa luftimet u ashpërsuan, trupat turke vazhduan të qëndrojnë të paangazhuara në anën tjetër të kufirit, megjithë trysninë në rritje ndërkombëtare mbi presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për të ndërhyrë.

Të premten, zyrtarët e OKB-së në rajon paralajmëruan se gati 12 mijë kurdë, përfshi qindra të moshuar në qendër të qytetit ka të ngjarë të masakrohen nëse Kobani bie në duart e ekstremistëve. Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, tha dje se luftëtarët e Shtetit Islamik kanë vënë nën kontroll 40 për qind të Kobanit.

Qeveria turke ka refuzuar deri tani të bashkohet në betejë duke cituar lidhjet mes mbrojtësve kurdë të Kobanit dhe partisë së jashtëligjshme Punëtorët e Kurdistanit. PKK ka ndërmarë një rebelim prej dekadash për vet-administrim të juglindjes së Turqisë dhe është emërtuar një organizatë terroriste nga Ankaraja dhe Uashingtoni.

.

XS
SM
MD
LG