Lidhje

Obama:Rreziku i përhapjes së Ebolës shumë i vogël


Presidenti amerikan Barack Obama thotë se rreziku i përhapjes së Ebolës në Shtetet e Bashkuara është shumë i vogël nëse merren të gjitha masat e nevojshme.

Duke folur gjatë një takimi me kabinetin të mërkurën për Ebolën, zoti Obama kërkoi që një ekip mjeksëor federal të dislokohet tek çdo spital ku diagnostikohen rastet me Ebolë. Kjo do të siguronte ndërmarrjen e hapave parandalues.

Presidenti theksoi nevojën për një reagim më të fortë global ndaj Ebolës. Këtu përfshihen më shumë ndihma për tre vendet që janë epiqendra e përhapjes së sëmundjes, Guinea, Liberia dhe Sierra Leone.

Zoti Obama tha se ndihma për Afrikën Perëndimore nuk është lëmoshë por investim për shëndetin publik amerikan, duke theksuar se një epidemi jashtë kontrolli atje mund të përhapet në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG