Lidhje

Paralajmërimi i Putinit


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se tensionet mes Moskës dhe Uashington mbi krizën në Ukrainë, kërcënon stabilitetin strategjik dhe se vendi i tij nuk do të shantazhohet nga sanksionet perëndimore.

Komentet që zoti Putin i bëri të mërkurën në Moskë u publikuan në të përditshmen serbe, Politika në prag të vizitës së tij në Beograd sot. Gjatë një interviste të gjerë, ai i quajti sanksionet perëndimore si kokëkrisje. Ai i cilësoi protestat në Kiev që rrëzuan presidentin pro-rus të ukrainës në fillim të vitit si grusht shteti anti-kushtetues.

Intervista e presidentit Putin vjen para bisedimeve shumë të rendësishme të së premtes mes udhëheqësit rus dhe presidentit ukrainas Petro Poroshenko gjatë takimit të nivelit të lartë Azi-Evropë në Milano, Itali. Zoti Poroshenko tha javën e kaluar se bisedimet mund të përfshijnë edhe udhëheqës të tjerë perëndimorë dhe tha se mund të çojë në rifillimin e dërgesave të gazit rus drejt vendit të tij.

XS
SM
MD
LG