Lidhje

Obama: Ndalimi i fluturimeve nga Afrika jo i këshillueshëm


Presidenti amerikan Barack Obama thotë se ndalimi i udhëtimit nga Afrika Perëndimore nuk është rruga e duhur për të luftuar Ebolën.

Zoti Obama u tha gazetarëve të enjten në Shtepinë e Bardhë se ai nuk ka kundërshtim filozofik për të mbajtur jashtë Amerikës udhëtarët nga Guinea, Liberia dhe Sierra Leone.

Por ai tha se ekspertët i kishin thënë atij se një ndalim i tillë do të ishte më pak efikas se sa procedurat e vëna në zbatim.

Presidenti tha se do të ketë më pak gjasa që udhëtarët të kontrolloheshin dhe trajtoheshin, duke çuar kështu në më shumë raste. Disa ligjvënës në Kongresin amerikan kanë kërkuar ndalimin e udhëtimeve nga Afrika Perëndimore.

XS
SM
MD
LG