Lidhje

Shkarkohet nënkryetari i KLD-së


Në Shqipëri parlamenti miratoi sot me votat e shumicës propozimin për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Cefa dhe të anëtarit Lulzim Lelcaj
Për shkarkimin e zotit Cefa dhe Lelcaj votuan 72 deputetë të së majtës. Më parë gjatë seancës ishte paraqitur edhe raporti i komisionit hetimor të ngritur me kërkesë të disa deputetëve socialistë. Kryetari i komisionit Armando Subashi, deklaroi se gjate hetimit ishin vënë re shkelje të shumta që nga emërimi, transferimi apo promovimi i gjyqtarëve nga ana e Këshillit të lartë të Drejtësisë.
Vetë zoti Cefa e ka cilësuar si antikushtetues komisionin hetimor, duke qenë se parlamenti nuk mund të hetojë, sipas tij mbi një tjetër pushtet të pavarur e duke saktësuar se vendimet në Këshill merren nga të gjithë anëtarët. PO ashtu kundër është shprehur edhe presidenti Bujar Nishani i cili drejton KLD-në, por edhe opozita sipas të cilës, vendimi i komisionit hetimor shënon fundin e pavartësisë së sistemit të Drejtësisë në vend.
Vendimi i sotëm është paraprirë edhe nga një ndryshim në ligjin për KLD-në sipas të cilit nënkryetari duhet të zgjidhet përmes anëtarëve të emëruar nga parlamenti. Në këtë mënyrë, nënkryetari i ri pritet të jetë një nga emërimet e propozuara nga shumica në pushtet.
XS
SM
MD
LG