Lidhje

Lufta kundër Ebolës


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se lufta kundër Ebolës duhet të vazhdojë të përqëndrohet tek vendet e Afrikës perëndimore, ku sëmundja ka shkaktuar vdekjen e 4900 vetëve.

Pas një takimi në Gjenevë, Komiteti i Emergjencave i kësaj organizate tha se ndalimi i përhapjes së virusit në Guine, Liberi dhe Sierra Leone është hapi më i rëndësishëm për parandalimin e përhapjes globale të sëmundjes.

Një deklaratë e komitetit thotë se duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë nevojave të personelit mjekësor, në mënyrë që të nxiten specialistë të tjerë t’u bashkohen përpjekjeve kundër sëmundjes. Komiteti vlerëson gjithashtu masat e kontrollit në aeroporte të ndryshme në botë për të identifikuar personat e prekur nga sëmundja, si hap i rëndësishëm për të mos lejuar përhapjen e infeksionit.

Bashkimi Evropian njoftoi se do të japë 31 milionë dollarë për kërkime shkencore në luftën kundër Ebolës.

XS
SM
MD
LG