Lidhje

Negociatat për gazin rus në Ukrainë


Bisedimet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që filluan në Bruksel për rifillimin e dërgimit të gazit natyror në Ukrainë, ngecën sot lidhur me kërkesën e Rusisë që Kievi dhe Bashkimi Evropian fillimisht të bien dakord me mënyrën e pagimit të gazit nga Ukraina. Kjo përfshin edhe faturat e papaguara, për të cilat Moska thotë se kanë vlerën e 5 miliardë dollarëve. Bisedimet pritet të vazhdojnë më vonë.

Një zyrtar i BE-së tha se Moskës dhe Kievit i është dërguar për shqyrtim një projektmarrëveshje. Kryeministri i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk tha se Kievi është gati t’i paguajë Moskës borxhin me dy këste, të parën këtë vit dhe të dytin vitin e ardhshëm, pasi të dyja palët të arrijnë një marrëveshje.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso tha se marrëveshja është brenda mundësive dhe i bëri thirrje

Ukrainës dhe Rusisë ta shfrytëzojë rastin e krijuar dhe t’i përfundojnë negociatat.

Rusia ka kërkuar parapagesë për rifillimin e furnizimit me gaz për dimer, ndërsa Kyivi tha se po përpiqet të sigurojë para nga huadhënës ndërkombëtarë. Komisioni Evropian po shqyrton kërkesën e kohëve të fundit të Ukrainës për një jua të re prej 2,5 miliardë dollarësh nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG