Lidhje

40 vjet nga ndeshja historike Ali-Foreman


Sot mbushen 40 vjet nga ndeshja historike e 30 tetorit të vitit 1974 me Muhamed Aliut dhe George Foreman-it.

Ndeshja që u zhvillua në kryeqytetin Kinsasha të Kongos e njohur si “Uturimë në xhungël” i shërbeu Aliut për të rifituar titullin e kampionit në boks për peshat e rënda. Muhamed Aliut ja hoqën titullin e kampionit në vitin 1967, pasi ai refuzoi të shkonte ushtar në Luftën e Vietnamit, duke përmendur si shkak besimin e tij fetar. Ali ishte konvertuar në mysliman.

Ali u dënua me 5 vjet burigim, për shmangien e shërbimit ushtarak, por qëndroi në liri ndërsa çështja e tij ishte apeluar. Vendimi i anulua nga Gjykata e Lartë në vitin 1971.

Fama e Muhamed Aliut, i njohur në ring me emrin Kasius Klei, shtrihet përtej boksit. Kjo është arsyeja që ai konsiderohet si një legjendat e të gjitha sporteve.

XS
SM
MD
LG