Lidhje

Shesheli sfidë gjykatës: “Nuk kthehem më në Hagë”


Udhëheqësi ultra-nacionalist serb Vojislav Sheshel, i bëri sfidë gjykatës së OKB-së për krimet e luftës, një ditë pasi u kthye në shtëpi, i liruar përkohësisht nga Gjykata, duke thënë se ai nuk do të kthehej më në Hagë në se e kërkojnë gjykatësit.

Duke folur sot në një konferencë shtypi, i akuzuari për krijimin e forcave famëkeqe paraushtarake, u bëri sfidë të drejtëpërdrejtë kryeministrit Aleksandër Vuçiç dhe presidentit Tomislav Nikoliç duke thënë se po të donin mund ta arrestonin, por ai nuk do të kthehej më në Hagë.

Ai akuzoi si presidentin Nikoliç edhe kryeministrin Vuçiç se kishin qënë ndihmës të tij të ngushtë dhe bashkëfajtorë të drejtëpërdrejtë në krimet për të cilat ai akuohet nga gjykata.

Ai tha se do të mobilizojë partinë radikale, për të përballuar, atë që ai e quajti, “regjim tradhëtar, perëndimor në Serbi”, dhe se do të ndalojë futjen e vendit të tij në BE dhe NATO.

Shesheli u kthye në Serbi dje, pasi gjykata e liroi atë për arëssye shëndetësore, me kusht që ai të mos ndikojë tek dëshmitarët dhe të shkojë përsëri në Hagë në se i kërkohet.

Mjekët serbë, që e vizituan pacientin 60 vjeçar, thonë se ai vuan nga kanceri i zorrës së trashë që i është përhapur edhe në mëlçi.

XS
SM
MD
LG