Lidhje

Sulm ekstremist në Kenia


Policia në verilindje të Kenias thotë se persona të armatosur të grupit al-Shabab kanë vrarë 28 jomyslimanë, që ishin veçuar nga 60 pasagjerët e një autobusi, të cilit i kishin zënë pritë.

Islamistët e al-Shababit të Somalisë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ishte në shenjë hakmarrjeje për bastisjet e kohëve të fundit që forcat e sigurisë të Kenias, kishin ndërmarrë në disa xhami në Mombasa.

Autoritetet thonë se ekstremistët e ndaluan autobusin sot, 50 kilometra larg qytetit Mandera pranë kufirit të Kenias me Somalinë.

XS
SM
MD
LG