Rajoni i Korçës, në Juglindje të Shqipërisë, ka intensifikuar marrëdhëniet me zonat kufitare të Maqedonisë dhe të Greqisë. Prefekti i Korçës Ardit Konomi thotë për Zërin e Amerikës se dhënia nga UNESCO e statusit Rezervë Biosferë për Basenin Ohër-Prespë ka hapur mjaft mundësi bashkëpunimi.