Lidhje

Greqia paralizohet nga greva


Në Greqi, një grevë e përgjithshme 24-orëshe shkaktoi mbylljen e shërbimeve në të gjithë vendin. Dhjetëra mijëra protestues marshuan në qendër të Athinës.

Greva shkaktoi anulimin e fluturimeve dhe mbylljen e shkollave, ndërsa spitalet shtetërore funksionuan vetëm me personelin e emergjencës.

Sindikatat e organizuan grevën për të protestuar kundër masave shtrënguese, ndërkohë që vendi përpiqet të dalë nga një krizë financiare që e ka çuar papunësinë në 26 për qind.

Papunësia mes të rinjve arriti në rreth 60 për qind gjatë krizës, e cila filloi në fund të vitit 2009, si pasojë e menaxhimit të dobët fiskal dhe e shpenzimeve të pakontrolluara qeveritare.

XS
SM
MD
LG